Hije manipulimi në PD, fletëte votimit të identifikueshme

Të tjera rreth shkrimit Vota për kreun PD, anëtarët s'gjejnë emrat në lista Berisha: Ditë historike/ Basha: Procesi i parë jo fals Dëshmia ne A1 Report: Më japin adresa votimi false VIDEO/Basha: Procesi në tërësi ka shkuar mirë Procedura e votimit dhe menaxhimit të votave Kush janë kandidatët, CV-të e Olldashit dhe Bashës Fushata për kryetar nisi më 6 korrik Olldashi: Ja si PD do vijë në pushtet që me të parën Basha-Ramës: Jam gati të të mund përsëri Topalli: PD do t'i japë leksione kundërsharit politik
TIRANE - Procesi i votimit që po zhvillohet sot për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë vishet me hije të forta dyshimi për transparencën dhe fshehtësinë e votës.
Nga një investigim i Tv A1 Report dhe Shqiptarja.com rezulton se fletët e votimit janë të matrikuluara me numër serie, dhe vota e çdo anëtari është krejtësisht e identifikueshme me numër serie.
Fleta e votimit ka të shënuar emrat e dy kandidatëve dhe në fund të saj një numër të matrikuluar serie, çka e bën votën krejtësisht të lexueshme kur të hapen kutitë për t’u numëruar.
Procedura është e tillë që anëtari i PD me teseren e partisë dhe kartën e identitetit shkon në qendrën e votimit. Nëse gjen emrin në listë i shënohet emri se mori pjesë në votimi dhe i jepet një dorë një fletë votimi e identifikueshme me numër serial.
(Foto: Kjo është fletë votimi dhe në fund të saj duke qartë numri serial )
Ndërsa në Zgjedhjet e Përgjithshme apo lokale fleta e votimit është e matrikuluar por kontrabileta mbetet në komision për të numëruar fletët e votimit dhe votuesi e merr fletën e votimit pa numër serie mbi të.
Në fletën e KQZ-së shihet qartë se ku është i vendosur numri serial tek dhe cila është pjesë e fletës së votimit që i jepet votuesit.
A1 Report deklaron se në selinë PD nuk lejohet të filmohet fleta e votimit.
(Foto:Fletë votimi per kreun e PD dhe flete e votimit e përdorur në zgjedhjet lokale të 2011 nga KQZ)
Në Partinë Demokratike sot mbahen zgjedhjet për kreun e saj. Në garë janë kryetari i Bashkisë së Tiranë Lulzim Basha dhe ministri i transporteve në detyrë Sokol Olldashi dhe qendrat e votimit janë hapur në të gjitha qarqet e vendit.
Po sot shumë anëtarë të PD-së kanë deklaruar mungesën e emrave në listat e votimit. Në Tiranë, Elbasan, Gjirokastër, Lezhë, Pukë Korçë, Durrës, Fier anëtarët kanë denoncuar se nuk kanë emrat në listat e zgjedhësve.
Redaksia online
(rd/sg/shqiptarja.com)