E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kastriot Islami shpërthen në rrjetet sociale

kaciKastriot Islami ka lënë një shënim të fortë në Facebook. Nuk i referohet asnjë personi apo emri, por një kategorie a tipologjie njerëzish, dhe kjo merret vesh nga një numër epitetesh të fortë, të llojit maskarenj, sharlatane, medioker, inferiore, hajdute, manjake, e nuk e di çfare tjeter, që ai i rreshton. Këta pra menjëherë shpjegohet motivi i jane sulur te gjithe atyre qe thone te verteta, perpiqen me te gjithe menyrat e tyre ti tallin ata, tu kundervihen atyre, ti shkaterrojne ata, dhe shpifin ndaj tyre, i shajne dhe kercenojne te gjithe ata qe thone te vertetat dhe ata qe i besojne te vertetat. Siç shihet, nuk i referohet as vetes. E ka përfshirë veten tek një tipologji tjetër njerëzish (good guys).

Por i rikthehet tipologjisë së parë (bad guys): Shumica e tyre jane frikacake, anonime, me identitet te maskuar…. Dhe më pas bën një apel, dhe me këtë kërkon solidaritet publik: Miq mos u merzitni, mos u shqetesoni, mos u ligeshtoni, mos besoni se jane te forte, mos besoni se do te jene fitimtarë te perhershem, mos u terhiqni.

E mbyll me një thënie të Schopenhauer-it: E verteta kalon neper tre faza: ne fillim e tallin, pastaj i kundërvihen, në fund e pranojnë….

Me kë e ka Islami? Ndoshta ka dashur të reagojë ndaj një shkrimi të Fatos Tarifës (në fakt, është fjala për një fragment nga një libër i tij, i publikuar dhe në sitin tonë; shihni linkun http://respublica.al/opinion/2013/07/21/disa-kujtime-nga-sht…). Por nuk e thotë këtë gjë. Ka lënë që të tjerët ta marrin me mend.

http://respublica.al/artikuj/2013/07/22/k-islami-shperthen-ne-rrjetet-sociale-por-nuk-e-nxjerr-ne-shesh-emrin-e-armikut

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›