E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Moisiu, i dashuruar me veten"

Marredheniet njerezore te ish-Presidentit nen shenjen e narcizizmit. Deshira per karriera te shkaterruara dhe ndeshkim edhe nepermjet librit. Si nuk pranoi Berisha te dekorohet nga Moisiu ne tetor te vitit 2004. Marredheniet me Bamir Topin dhe mediat. Nostalgjia per epoken e komunizmit dhe fjalimet qe te vinin ne gjume

Nga Iris Halili*

Jo vetem per nje njeri qe ka punuar me Moisun, Presidentin ish, por edhe per kedo tjeter qe ka patur kohen e tepert te lexoje kujtimet e tij, menjehere dallohet nje tipar i dukshem i karakterit, ajo qe ne psikoanalize quhet narcizizem, ose ajo qe nga te gjithe njihet si dashuria e tejskajshme per veten. Ne cdo faqe te librit "Mes Nanos dhe Berishes"del qarte se ishte ai dhe vetem ai qe luftoi me Berishen dhe keshillonte Nanon ne emer te me te mirave gjera qe jane bere ose duhet te beheshin ne shtetin tone. Kjo eshte fryma e librit nga faqja e pare dhe deri ne fund. Ai ka idete, stafi kurre, ai gjykon, te tjeret kurre, ai vendos, ai organizon, ai vetem ai...Ai ne beteja pa fund me Berishen dhe ne dialog me Nanon, si ati me birin, ku ne fakt e ke te veshtire te dallosh kush ishte biri. Megjithese u bene me shume se dy vjet qe ka lene karrigen e Presidentit, Moisiu ende nuk gjen asnje pike te vetme ku te kete gabuar apo te kishte vepruar disi me mire.

Narcizizmi i Moisiut

E kam kuptuar natyren narciziste te Moisiut, Presidentit ish, jo shume kohe pasi fillova pune ne Presidence, tek vereja cdo dite e me teper qe njeriu me i dashur dhe i kudogjendur ishte Leka, fotografi veteran i Presidences. Leka, si mjeshter i zanatit, ia kishte kuptuar shefit kete terheqje drejt aparatit dhe e fotografonte vend e pavend, kudo e kurdohere. Ndersa shefin, ky ritual e bente te ndihej me gjigant. Nuk eshte rastesi qe nga gjithe stafi i Presidences, vetem Leka gezon nje dekorate nga Moisiu, Presidenti ish. Besoj se te gjitheve iu kujtohet nje numer i madh fotografish te Moisiut prapa tavolines se tij te punes ne zyren e Presidences. Ato ishin fotografi te te gjitha moshave te tij dhe me te gjithe familjaret e tij. Perfytyroni cdo te thoshin amerikanet, sikur ne dhomen oval,e prapa tavolines se Presidentit Obama, te ishte p.sh. fotografia e gjyshes se tij, te ciles ai i dedikon pothuaj cdo gje. Ne kabinetet perendimore, edhe te doje Presidenti te beje nje hap te tille, jane stafet qe ia pengojne, duke dhene argumentet perkatese. Kurse ne rastin tone, ata qe folen u pane me sy te keq, ndersa ata qe shprehen ngazellimin se sa i bukur paskesh qene presidenti i ri, ngriten shkallet nga sekretare apo ndihmes, ne keshilltare. Vetem se ata qe folen, sot kane serish kurajen te flasin dhe te rrefejne edhe nje tipar tjeter te karakterit te Moisiut, Presidentit ish. Narcizizmi i tij arriti kulmin tek me therret nje dite dhe me thote t'i kerkoj zedheneses te flase me mediat dhe kameramanet e tyre, pasi ne cdo xhirim do te duhet te dale vetem portreti i tij. Te tjeret ishin hije dhe nuk kishim pse te beheshin pjese e ekranit. E kundershtova me argumentin se mediat jane te lira dhe ne nuk mund t'u imponojme fokusimin kamerave. Por sigurisht ky kundershtim imi, i prekte sedren dhe shkaktonte edhe rritjen e dozes se hakmarrjes, qe vjen si rezultat i narcizizmit.

Hakmarrja

Te punoje perdite me te, arrije te kuptoje deri ku shkonte forca e tij narciziste. Ajo ne momente te caktuara i rendohej dhe e detyronte te ndermerrte deri vendime qe mund te ishin destruktive, jo vetem per njerez te caktuar, por edhe me tej. Moisiu eshte hakmarres pikerisht per kete force narciziste qe mban brenda karakterin e tij. I coja ne zyre listen e shume personaliteteve, te cilet i kerkonin takim, apo i drejtoheshin me letra. Shume prej tyre jo vetem qe s'i priste apo s'u kthente pergjigje, por ne shume raste u ka edhe hedhur firmen t'u shkaterroje karrieren, pikerisht sepse kujtonte me detaje kohe te caktuara kur keta persona paskerkan qene indiferente ndaj tij!!! Sipas Erik Fromit, psikoanalistit te famshem amerikan, narcizisti eshte hakmarres ndaj kujtdo qe ka prekur sedren e tij, dhe narcizisti nuk fle i qete deri sa ta "shkaterroje" perfundimisht lenduesin. Duket qe pas lenies se karriges se presidentit, shume personave qe i kane lenduar sedren narciziste apo qe s'ka mundur t'i "shkaterroje" gjate kohes se presidences , u zgjedh librin per t'i fyer dhe denigruar. Emrat e ketyre personave jane te shumte ne kujtimet e Moisiut, presidentit ish dhe une nuk po zgjedh t'i permend. Megjithate nje gje eshte fakt, kjo liste kryesohet gjithmone dhe vetem nga Sali Berisha. Raporti i Nanos me Berishen ne liber eshte i tille qe ky i fundit eshte permendur 80 here me shume se Nano...dhe libri titullohet "Mes Nanos dhe Berishes"!!!

Me Berishen

Berisha duhet ta kuptoje, (sikur ata qe e kane hequr ne kurriz narcizizmin e semure te Moisiut), se ky i fundit nuk do te prehet kurre i qete pa "shkaterruar" shkaktarin e atij qe ia ka fyer apo lenduar sedren. Berisha kishte zgjedhur me Moisiun gjuhen institucionale te komunikimit, perballjen dhe abandonimin kur erdhi edhe casti qe ai e mendoi politikisht. Pikerisht tek ky abandonim eshte "fija e Arjanes" qe mblidhet ne narcizizmin e revoltuar te Moisut dhe nga deshira per ta "shkaterruar" e permend Berishen sa here ia lejon sintaksa ne fjali, apo gjen nje detaj ku mund ta denigroje, apo ku mund te shfaq muskujt e tij prej "trimi". Interesante eshte qe Berisha nuk permendet ne te gjitha rastet kur sedra narciziste e Moisiut, Presidentit ish, eshte lenduar pa mase dhe thyer perfundimisht, sikurse eshte rasti i 15 tetorit 2004, kur me gjithe kerkesat e Mosiut per ta dekoruar Berishen me rastin e 60 vjetorit te lindjes, ky i fundit nuk pranoi dekoraten e Moisiut. Ndersa Nano qe zgjodhi kolovitjen nepermjet darovitjes, nuk e lendon sedren narcizite te Moisiut, perkundrazi darovitja e josh ate.

Frymes se tij ancioze dhe destruktive pas 10 marsit te vitit 2004 ju shtua dhe humbja e djalit te vetem. Sigurisht humbja e djalit qe nje ngjarje shume e rende. Pas kesaj, Moisiu u be shume me pedant dhe shume me arrogant. Ne shenimet e mija te atehershme, shkruaja se ato sjellje me kujtonin teorine e madhe te Dr. Frojdit, ku ai shpjegon deshiren e tejskajshme te te gjithe burrave qe te kene nje femije djale. Kjo vjen si rezultat se pasja e nje djali, sipas Dr.Frojdit, shmang perfundimisht kompleksin e Edipit, duke e bere tashme burri baba, te identifikoje plotesisht veten me ish babane e tij dhe djalin me veten kur ka qene femije. Pasja e nje djali zgjidh, sipas Dr. Frojdit, dilemen me te madhe te kompleksit te Edipit dhe mbetet zgjidhja e saj me normale. E kunderta sigurisht sjell pasojat e devijancave shume te shpjeguara ne psikoanalize.

Frika nga mediat

Moisiu e niste diten duke lexuar gazetat. Ai i kishte shume frike mediat. Natyrale per cdo narcizist. Diten qe nje artikull kishte dale kunder tij, ai do ta kalonte me shume veshtiresi. E nisur nga natyra e drejtperdrejte i thosha gjithmone c'mendoja, ndryshe nga treshja qe i perkedhelte sedren, Kjo terapi e ndjekur nga treshja ne fakt eshte shume e domosdoshme per cdo narcizist. Personalisht, mendoj se vlera e nje vartesi eshte t'ia thote drejtuesit te verteten ose mendimin real sic e gjykon. Kjo nuk eshte shume rezultative ne realitetin shqiptar, te pakten mua keshtu me ka rezultuar. Ne librin me kujtime edhe atje ku i duhet te flase per mediat ne kohen e Nanos, shkon tek Berisha dhe hidhet nga viti 2003 direkt e tek viti 2007 dhe pikerisht tek problemet e Qeverise Berisha me Top Chanel. Sintaksa qe perdor eshte vertet qesharake, per te mos folur pastaj per kapercimin ne kohe qe e justifikon vetem nje narcizist, qe kerkon me cdo kusht "te shkaterroje" lenduesin e tij. Flet ne liber per detyrimin qe i vendosi qeveria Berisha Top Medias dhe e quan kete nje akt flagrant dhe keshtu gjen perseri me ne fund nje kanal ku te cliroje serish narcizizmin e lenduar. Eshte aq narcizist dhe i ka aq frike mediat, sa edhe ne nje konflikt media-qeveri, zgjedh te drejten tek e para. Personalisht kam respekt per Top Channel, ku punojne edhe disa nga ish-studentet e mi me te mire, por nuk me duket normale qe Moisiu, Presidenti ish, gjate kohes se konfliktit dhe kur ushtronte presidencen e tij, nuk e thirri qofte edhe nje here te vetme Drejtorin e Pergjithshem te Tatimeve per ta pyetur qartazi si qendronte e verteta me Top Channel. Dhe kete e them me pergjegjesi te plote pasi, megjithese ne vitin 2007-te nuk punoja ne Presidence, isha pikerisht Drejtoreshe e Marredhenieve me Jashte tek Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve.

Ish regjimi-tabu

Ne te gjithe librin me kujtime, eshte per te ardhur keq por Moisiu, Presidenti ish, e permend regjimin komunist, vetem disa here te pakta dhe keto me qellim qe t'ju thote shqiptareve qe cka beri ai regjim duhet harruar. E verteta eshte se Moisiu, Presidenti ish, asnjehere nuk kishte deshire t'i kujtoje apo edhe vete te fliste per ate regjim, notat nostaligjike per te cilin kushedi ku i flinin. Parimi i harreses se historise eshte shume me i demshem se kujtimi dhe shume me pak dinjitoz se mohimi. Tradita, e mire apo e keqe, eshte ajo c'ka ne jemi si shoqeri. Te duash ta harrosh ate, do te thote te mos dish drejtimin e duhur ku duhet te shkosh. U nisa ta ritheksoj kete fakt, i shtyre serish nga libri me kujtime. Kur flet per takimin me Papa Vojtilen ne apartamentin e ketij te fundit ne 2 dhjetor 2002, si dhe me Kardinalin Sodano ne po ate dite, Moisiu, Presidenti ish, tregon per shqetesimin e Kardinalit ne lidhje me gjetjen e eshtrave te klerit katolik te persekutuar, torturuar dhe vrare nga regjimi komunist. E verteta eshte qe Moisiu, Presidenti ish, me pas u tregua shume i shqetesuar per kete ceshtje dhe di qe shume here e ka ngritur si problem. Ajo qe me cudit eshte fakti qe ai s'e ripermend ne liber. Te te jete valle domosdoshmeria qe nepermjet ketij fakti do t'i duhej te rikujtonte kohen e monizmit dhe krimet e saj, gje qe nuk i jep shume rehati, apo druhet tek sheh se si nje nder bashkepunetoret e tij me te ngushte, Avokati i Popullit eshte treguar shume i ndjeshem (dhe shume mire ben) ne sensibizilimin e shoqerise per gjetjen e eshtrave te personave te zhdukur ne periudhen e post diktatures, por ende nuk kemi pare te beje ndonje impenjim serioz per te gjetur eshtrat e te denuarve, te vrareve dhe te zhdukurve pergjate kohes se diktatures.

Serioz me gjakmarrjen

Ne historine e institucioneve shqiptare nuk besoj se asnje i tille me pare apo deri me sot, te kete punuar me seriozisht per problemin e madh te gjakmarrjes. Presidenca kishte lidhje te vazhdueshme me te gjitha shoqatat jo qeveritare qe punonin per kete drame te madhe te shoqerise. Presidenca nen drejtimin e Moisiut, hodhi idene dhe krijoi edhe komisionin shteteror per luften kunder gjakmarrjes, pavaresisht se ky komision i krijuar ne maj te vitit 2005 me rezulton se pas asaj kohe nuk u mblodh me kurre. Nuk shikoj t'i jap ndonje vend te vecante apo ta citoje qartazi ne liber kete perpjekje, pasi sigurisht atje nuk ka shkarkimin e narcizismit, i mungon "lidhja sintaksore" me Berishen. Por kjo me kujton edhe nje rast tjeter qe nuk mund te le pa e thene. E kam pasur gjithmone bindje, por pas leximit te librit e kam absolute, qe perpos clirimit te narcizizmit te tij te semure, perpos interesave te tij familjare dhe me tej qe e detyruan te kolovitet dhe dorovitet nga Nano dhe pastaj te vihet ne dispozicion te tij, nje tjeter fatkeqesi e Moisiut ishte qe shpesh me deshiren e tij eshte bere jo vetem clirues i komplekseve te tij, por edhe atyre qe e rrethonin. Vete libri eshte nje deshmi e qarte se si edhe Afrim Krasniqi apo ndonje tjeter sublimojne mllefet e tyre nepermjet Moisiut, Presidentit ish. Ky i fundit e pranon kete rol pasi, sic thote Erich Fromi, ne ekip narcizisti ndihet me i forte. Bile Fromi vazhdon duke thene, se narcizistet e vegjel mblidhen rreth liderit dhe clirojne lendimet e tyre, pikerisht me ndihmen e tij. Pra edhe atje ku Moisiu, Presidenti ish, mund te kete dashur te flase pak me ndryshe,jam e bindur se komplekset e tjeter kujt e kane ndaluar, si dikur ne Presidence, ku cdo gje qe s'kalonte nga pena gjumevenese e Krasniqit, ja vlente te konsiderohej si dicka e gabuar. Me kujtohet ne vitin e fundit te punes sime ne Presidence, viti 2005, i hedh Moisiut idene qe te dekoroje me rastin e 8 marsit te gjitha ato zonja shqiptare qe kane hedhur te parat traditen e femres ne profesione te ndryshme. Psh Musine Kokalarin si shkrimtarja e pare shqiptare, Rushen Golemin si mjekja kirurge e pare, Andromaqi Gjergjin si etnografja e pare, e keshtu lista vazhdonte dhe me shume te tjera. Ky aktivitet nuk u be kurre, sepse kishte ardhur koha ku cdo ide qe nuk dilte nga "laboratori" i Krasniqit per Moisiun, Presidentin ish, nuk vlente. Por fatkeqesia ishte se "laboratori" i Krasniqit, nuk kishte ide por vetem intriga, te cilat Moisiu i degjonte me kenaqesine e atij qe s'arrin dot ne kete pike.

Fjalimet dhe "efekti tren"

Debatet e mija me te shpeshta ne presidence ne pozicionin e shefes se kabinetit ishin me Krasniqin. Une gjykoj se fjalimet e Moisiut, Presidentit ish, ishin dhe mbeten shume te dobeta. Ato nuk thoshin e nuk thone asgje, si ne aktivitetet brenda vendit edhe ne ato jashte, bile shume here ato perseritnin njera-tjetren. Nderkohe presidentet e tjere sillnin ne cdo fjale te tyre ide konkrete, pa sofizma dhe pa linearitet monoton dhe gjithmone imponues, improvizues dhe vizionar. Me kujtohet qe gjithmone ia ngrija kete problem Moisiut, Presidentit ish. Fillimisht me jepte te drejte, por te nesermen lexonte pike per pike frazat e Krasniqit, duke bere qe fjalimet e tij te percillnin tek degjuesit "efektin tren", d.m.th. te te vinin ne gjume. Mbaj mend se kur u realizua per here te pare ne Tirane, Takimi i Adriatik 3, ne shkurt te vitit 2003, fjala e Presidentit Mesic ishte shume larg nga ajo e Presidentit tone. Mesic eshte nje nder personalitetet e spikatur te Ballkanit bashkekohor. Ai foli shkurt e me pika, mbeshteti rendesine e integrimit dhe hodhi mesazhin e nje lideri te vertete vizionar "Integrimi eshte rruge. I kam thene qeverise se vendit tim: Beni rruge. Une integrohem me vendet e tjera te Ballkanit, nese me duhet me pak ore te shkoj atje". Thjesht, sakte, konkret, me projekt. Mendoj se fjalimet jane mendja, vizioni, erudicioni, elokuenca dhe patosi i nje udheheqesi. Fatkeqesish Moisiu do mbahet mend per fjalimet tij qe perseritnin njeri-tjetrin, pa filozofi, pa perspektive dhe mbi te gjitha per frymen qe percillnin: ate te nje presidenti te zgjedhur me konsensus, por jo konsensual.

Marredheniet me Topin

Ka dhe nje detaj shume interesant qe Moisiut i del vetvetiu ne librin me kujtime. Dikur ai nuk reshtte se permenduri figuren serioze te Bamir Topit, si lideri i se ardhmes ne Partine Demokratike. Ai realizonte takime te shpeshta me zotin Topi dhe ndihej gjithmone shume mire, pas cdo takimi me te. Eshte vertet per t'u cuditur se si Moisiu, Presidenti ish, nuk gjen menyren apo sintaksen, te thote ne liber asnje fjale per ish-nenkryetarin e PD-se dhe Presidentin ne detyre Bamir Topi. Ai nuk rresht se permenduri, sipas menyres qe shpjeguam, pafundesisht emra qe kane qene faktor politik pergjate gjithe viteve te tij ne Presidence, por cuditerisht Bamir Topi permendet vetem nje here, kur eshte bere pjese e nje delegacioni presidencial. Moisiu, Presidenti ish, arrin deri aty, sa ne grupin e madh te fotografive qe zgjedh te vendose ne liber, parapelqen te vendose vetem fotografine e marrjes se detyres se Presidentit ne 24 korrik te vitit 2002, duke shtrenguar doren me ish-Presidentin Rexhep Mejdani. Jo vetem per fisnikeri, por se pari per protokoll, Moisiu, Presidenti ish, do te duhej te vendoste edhe fotografine me Presidentin ne detyre Bamir Topi, ne po te njejtin format si me ish-Presidentin Rexhep Mejdani. Por kete ai nuk e ben. Arsyet i di vetem Moisiu, Presidenti ish, por karakteri narcizist shfaqet dukshem edhe ne kete fakt sinjifikativ, i cili te le pershtypjen sikur Moisiu, nuk ka dale kurre nga Presidenca.

Tragjikomizmi

Perfundimisht do te thosha qe ndjesia qe m'u krijua tek lexoja librin me kujtime "Mes Nanos dhe Berishes", te ish-Presidentit Alfred Moisiu ishte ajo e nje presidenti tragjiko-komik. Dikur dramaturgu i famshem Italian, Luixhi Pirandelo, u cilesua si eseisti me i madh ne percaktimin e tragjiko-komikes. Shembulli qe mori Pirandelo ishte fare i thjeshte. Kur shohim nje grua ne moshe te thyer, te veshur me minifund dhe dekolte, ndjesia e pare qe na krijohet eshte komikja, pasi na vjen per te qeshur pa limit. Por kur mesojme se ajo e ben te gjithe kete, per te terhequr vemendjen e nje djali hamshor, atehere kjo grua na dhimbset teresisht dhe ketu fillon tragjikja.

Pa piken e pendeses, qofte edhe per nje veprim te pa kryer si duhet, pergjate gjithe kohes qe ushtroi detyren e Presidentit, pa krenarine e nevojshme pikerisht per ato vendime qe do ta shfaqnin vertet dinjitoz, Moisiu, Presidenti ish, vazhdon te tregoje muskujt, duke u bere komik dhe vazhdon t'i fshihet teresisht se vertetes, duke u bere tragjik.

Mendoj se dalja publike e nje Presidenti, qofte ky edhe ish, eshte gjithmone per te unifikuar faktoret politike, per te vendosur paqen dhe bashkepunimin, eshte me shume per neser, por do te duhet te jete e frytshme edhe per sot, eshte me shume per te tjeret dhe me pak per veten. Nje liber me kujtime deshiron te hyje ne histori, e qe te hyje ne histori, duhet te mbeshtet vetem tek e verteta dhe e verteta fillon atje kur harrohet vetja, sipas parimit te Oscar Wilde "Njeriu behet i bezdisur, kur flet vetem per veten".

*Shefe e kabinetit te ish-Presidentit te Republikes, Alfred Moisiu

Moisiu per Gomarin, nderkombetaret ngrinin veshet

Mes gjithe folklorizmave te Mosiut, njera ishte me tipikja. Moisiu, Presidenti ish, per t'ju treguar nderkombetareve parimin se Shqiperine do ta bejne vete shqiptaret, zgjidhte te udhes te perdorte proverbin e te zotit qe e nxjerr vete gomarin nga balta. Kjo ishte dhe pjesa me e veshtire per cdo perkthyes. Sado ta pershtatje ishte teresisht e pamundur per nderkombetaret ta kuptonin kete proverb rural. Me gjithe insistimet e disave prej nesh ne staf, Moisiu, nuk hoqi dore kurre nga ky perdorim, te cilin padyshim e kane degjuar qe nga Papa Vojtila, deri te Xhorxh Bushi dhe me siguri ne fund te takimit me vete do kene menduar se shqiptaret do ta kene te shenjte gomarin, njelloj si indianet lopen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›