Shisnin heroinë në zonën e ish-Bllokut, tre në pranga
• Arrestohet grupi i personave të akuzuar për shpërndarje heroine në zonën e ish-Bllokut në Tiranë përmes shërbimit "taksi" për klientët vip.
Dashamir Biçaku
Gjatë aksionit të koduar me emrin "Ura e vogël", policia arrestoi tre persona të akuzuar për shitje dhe shpërndarje të heroinës. Agjentët u kanë bllokuar të dyshuarve rreth 40 gramë lëndë narkotike të ndarë në doza të gatshme për shitje. Nga kjo sasi ishin ndarë një grup dozash, të gatshme për shitje si dhe pjesa tjetër ndodhej në një qese farmaceutike. Po kështu policia u ka bllokuar të arrestuarve 5 aparate celularë me të cilat ata dyshohet se merrnin porositë e heroinës nga klientët dhe një motoçikletë me të cilën dyshohet se shpërndahej heroina. Dorjan Leci, 30 vjeç, i dënuar më parë për "vjedhje" e "mbajtje të lëndëve narkotike", Sadrino Nika, 25 vjeç dhe Albjon Goxhaj, 18 vjeç, të tre banues në Tiranë, janë ndaluar nga policia e kryeqytetit me akuzën e "shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim". Sipas burimeve zyrtare të policisë të arrestuarit u kapën mbrëmjen e të premtes në rrugën "Vaso Pasha" në Tiranë, ndërsa po këmbenin disa prej dozave të drogës të përgatitura për shitje. Policia tha se në momentin e arrestimit, Leci dhe Nika, po i jepnin disa doza heroine Albion Goxhajt. Ky i fundit sipas burimeve të policisë do t'i dërgonte në disa prej lokaleve të natës në zonën e ish-Bllokut. Ai duhej të kërkonte në lokal personat me emrat që kishin dhënë edhe porositë e tyre. Operacioni ka filluar mbrëmjen e të premtes, kur agjentët e Antidrogës, kishin lokalizuar në zonë e ish-Bllokut, dy nga personat e dyshuar prej tyre për shitje dhe shpërndarje heroine. Në momentin e ndërhyrjes, efektivët e policisë kanë gjetur pranë tre personave edhe njerëz të tjerë të dyshuar se mund të ishin përfshirë në shitjen dhe shpërndarjen e heroinës. Gjithashtu edhe këta persona janë shoqëruar nga policia dhe ka rezultuar se ata ishin vetëm përdorues të heroinës dhe ata janë lënë të lirë. Burimet e sektorit të Antikrimit të Organizuar pohuan dje për gazetën "Panorama", se kishin më tepër se një muaj që kishin nisur hetimin ndaj personave të mësipërm me dyshimin se kishin mundur të shtinin në dorë një pjesë të mirë të tregut të heroinës në zonën e ish-Bllokut. Pas hetimeve të kryera janë zbuluar se personat e ndaluar dy ditë më parë, prej më shumë se tetë muajsh kryenin këtë veprimtari në këtë zonë. Gjatë periudhës së hetimit, agjentët e policisë mësohet se kanë kryer hetime ambientale për të marrë sa më shumë të dhëna si dhe vëzhgime.