E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hilari dhe "politika e biskotave"

Gjenden që prej të mërkurës në
faqen e internetit www.clintonlibrary.
gov, më shumë se 11
mijë faqe që i përkasin axhendës së
punës për 2888 ditët që Hilari kaloi në
Shtëpinë e Bardhë, nga 1993-shi deri
në 2001-shin. Biblioteka presidenciale
e Bill Klintonit, në Littlee Rock, në ArkansaS
dhe Arkivat Kombëtarë të
Uashingtonit, u detyruan të bënin
publikë dokumentacionin e detajuar
në emër të lirisë së informacionit, paS
muajsh të tërë presionesh nga ana e
disa grupeve konservatore, mes të
cilëve edhe "Judical Watch", që akuzonin
Klintonët se kërkonin t‘i fshihnin.
Por, dokumentet ishin kërkuar me
ngulm edhe nga rivali tjetër demokrat,
Barak Obama. Senatorja ka theksuar
gjithmonë se eksperienca e fituar në
ato vite e kishte bërë më të përgatitur
se Obama në çështjet e politikës së jashtme
dhe në administrimin e krizave
kombëtare, ndaj për këtë arsye senatori
i Illinoisit kërkonte provat e shkruara.
"Ato fletë tregojnë varietetin e
çështjeve të rëndësishme për të cilat
Hilari ka punuar si Zonjë e Parë e vendit
në atë kohë. Udhëtimet në 80
vende për të mbështetur objektivat e
administratës në politikën e jashtme
dhe të brendshme", ka thënë ai. Por,
sipas gazetës "Uashington Post", materiali
tregon se si pas dështimit të reformëS
në sistemin shëndetësor kombëtar
në vitin 1994, Hilari mori rolin
tradicional të Zonjës së Parë që viziton
shkolla dhe spitale e pi çaj me zonjat e
tjera të para. Gjithmonë sipas gazetëS
së "Uatergate"-it, materiali "nuk ofron
asnjë provë që vërteton pjesëmarrjen
e Hilarisë në krizat më të nxehta të politikëS
së jashtme që shpërthyen gjatë
kohës kur ishte Klinton President". Për
më tepër, ajo citon atentatin kundër
ambasadës amerikane në Kenia dhe
Tanzani në gushtin e vitit 1998, kur Shtëpia
e Bardhë përgatiste dëshminë e
Bill Klintonit përpara jurisë për skandalin
"Levinski". "Ditën e atentatit
dhe në katër ditët në vazhdim axhenda
e Hilarit është bosh", shkruan
"Uashington Post". Skeptik duket
edhe "New York Times", që u ka
kërkuar ndihmë lexuesve të saj online
për të analizuar dokumentet në internet.
"Këto as nuk konfirmojnë dhe aS
përgënjeshtrojnë pohimin e Hilarit
mbi rolin e saj kyç për marrëveshjen e
paqes në Irlandë e zgjidhjen e krizëS
në Ballkan", shkruan ajo. Nga fletët e
axhendës rezulton
edhe se ish-zonja e
Parë ka përkrahur
me forcë "Naftan"-n,
marrëveshjen e
tregtisë së lirë me
Kanadanë dhe Meksikën,
e aprovuar gjatë
presidencës Klinton,
për të cilën sot mendon
se duhet rinegociuar.
Edhe në ditët kur dolën
lajmet e para mbi lidhjen
e bashëshortit të saj me
stazhisten Monika, Hilari
vazhdonte të ndiqte një
axhendë të përditshme
tmerrësisht impenjative,
pa munguar në asnjë
takim. Por detajet e atyre
ditëve janë përshkruar me
hollësi edhe në autobiografinë
e saj, kështu që
ka shumë pak mundësi që
rikthimi i "Sexgate"-it në
qendër të vëmendjes mund
ta dëmtojë politikisht. "Në
kohën e Spitzerit dhe
McGreevey, historitë e vjetra të Klintonit
me stazhisten nuk përbëjnë më
skandal", komentojnë kronikat e
lajmeve. Sipas disa analistëve, rikthimi
i skandalit mund ta forcojë pozitën
e saj mes zgjedhësve të seksit femër,
tradicionalisht baza e saj e fortë. Fakti
që disa informacione janë zhdukur nga
faqet e axhendës për arsye të mbrojtjeS
së privatësisë, nuk ka ngjallur polemika.
"Nuk bëhet fjalë për personazhe
publikë, ndaj dhe informacionet e
rezervuara mes të cilëve numri i
telefonit, adresa dhe numri i
kodit fiskal, nuk mund të jepen",
komenton gazeta konservatore
"New York Sun". Por Arkivi Kombëtar
tani duhet t‘i "bëjë llogaritë
me çështjen ligjore të ngritur
kundër saj nga "Judicial
Watch", për publikimin e më
shumë se 20000 faqeve të listëS
telefonike të Klintonit, që i përkasin
së njëjtës periudhë kohore.

"Ka qenë më aktivja në historinë amerikane që nga koha e Eleonor Ruzveltit"

Intervista/ Flet ish-këshilltari për Sigurinë, Berger

Në Shtëpinë e Bardhë unë kam
qëndruar plot tetë vjet dhe nuk
kam nevojë të lexoj ato letra për të thënë
se Hilari ka qenë Zonja e Parë amerikane
më aktive pas Eleonor Ruzveltit". Këtë
thotë Sandy Berger, ish-këshilltar për
Sigurinë Kombëtare, sot president i komisionit
të konsulencës ndërkombëtare,
"Stonebridge". Hilari nuk ishte
një sekretare shteti, shpjegon Berger,
por ka luajtur një rol të rëndësishëm
brenda administratës.
Çfarë lloj roli?
Ne ministrave na ka dhënë gjithmonë
informacione shumë të rëndësishme
për politikën e jashtme. Që nga
Bosnja, ku na qortoi pse nuk kishim vepruar
shpejt, e deri tek Irlanda e Veriut,
ku ishte mes të parave që besonte në
procesin e paqes. Në ato vite pati lidhje
të ngushta me shumë liderë botërorë.
Media flet ndryshe...
Hilari nuk ka qenë aspak Zonja e çajit
dhe biskotave të pasdites. Ka udhëtuar
në 80 vende të ndryshme si ambasadore
e SHBA-së. Ka bërë një numër të madh
veprimtarish humanitare kundër
varfërisë dhe AIDS dhe për të drejtat e
grave. Në Kinë flasin ende për rolin që
luajti me ndërhyrjen në konferencën
ndërkombëtare për të drejtat e njerëzve
në Pekin.
Megjithatë, kush ka gjetur
mënyrën të lexojë ato 11 mijë
faqe betohet se, pas dështimit të
reformës shëndetësore, Hilari
mori një rol shumë bindës.
Nuk është e vërtetë, edhe pse që nga
ai moment ajo nisi të angazhohej në
funksione publike për shkaqe të tjera.
Polemikat aktuale nuk më çudisin
aspak. Të mos harrojmë se atmosfera në
Amerikë në këtë kohë është shumë e
ndezur dhe njerëzit i lexojnë ato letra me
shumë kujdes. Kur ishte Zonja e Parë e
akuzonin për aktivitet të tepruar, ose
sepse qëndronte shumë pas Billit, ndërsa
tani thonë të kundërtën. As vetë
njerëzit nuk janë të vendosur në atë që
thonë.
Detajet mbi çështjen Monika
Levinski mund "ta dëmtojnë"?
Impakti do të jetë i barabartë me zero.
Të gjithë amerikanët i dinë përmendësh
detajet e "Sexgate"-it, ashtu siç e dinë që
Billi bëri gabim. Por nuk ka asgjë të re.
Nga ana tjetër, Hilari flet gjatë edhe për
këtë në autobiografinë e tij.
Përse media këmbëngul për të
parë edhe faturat e saj telefonike?
Sepse roli i Zonjës së Parë është bërë
një temë politike në fushatën presidenciale
dhe shumë njerëz do të donin ta
përdornin këtë fakt për ta dëmtuar gjatë
garës.
Kush ka më shumë shanse për
të fituar nominimin demokratik?
Hilari, sigurisht. Këtë e kam thënë prej
kohësh.
SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›