E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nervozohet Ina: Do ta dijë kush e ka nominuar

Java pas ikjes së Junës nis me një shpëlarje "mëkatesh" në jacuzzi dhe lidhje miqësish e marrëdhënie të reja. Për Rominën mendimi nuk ka ndryshuar.
Ina është e shqetësuar për nominimin e saj. Ndërsa përgatit lëngjet e frutave, që ata që janë duke bërë jacuzzi do t‘i pinë, ajo i thotë Ervisit dhe Polit që janë duke e ndihmuar se "edhe këtë javë do t‘i duhet ta durojnë" - por atyre nuk u pëlqen ankthi i Inës.
Çimi, Astriti dhe Nardi u rikthehen lodrave të fëmijërisë: ata kanë vizatuar në një letër katrorët e lojës se 9-shit dhe me fasule e kokrra misri në vend të gurëve po sfidojnë njëri-tjetrin.
Nardi dhe Astriti luajnë në skuadër kundër Çimit.
Lojën e parë e fiton Çimi. Nardi është sfidanti i dytë i Çimit. Astriti vë bast kundër Çimit, kokrrën e vezës në mëngjes. Çimi e pranon bastin. Në lojë është përfshirë edhe Poli, i cili bën komente entuziaste. Ina është prezent në kuzhinë, duke larë enët.
Lojën e fiton Nardi dhe bastin Astriti, por Shkëlqimi me zor e pranon që ka humbur.

Arbrit dhe Leonardit i ka rënë në sy nervozizmi i Inës, që tashmë ka nisur të pyesë vërdallë se kush e ka nominuar. Arbri thotë se Ina nuk e priste, plus që është edhe tip shumë i ndjeshëm. Ata argumentojnë mbi arsyet pse nominohet një banor: për Arbrin është moskomunikimi një arsye; Leonardi thotë që për të është sinqeriteti, kurse për Astritin është konfliktualiteti.
Me Rominën, Çimi ngacmohet vazhdimisht: ai tenton ta prekë në sedër dhe ta bëjë të ndihet keq. Më saktë Shkëlqimit nuk i pëlqen Romina.
Pas lojërave dhe jacuzzi-t banorët shtrihen nëpër krevate. Ina debaton me Polin se asgjë nuk do të kishte pishman po të dilte të shtunën nga shtëpia.
Ervisi e ngarkon Rominën me njëmijë fjalë dhe mendime agresive. Ai teknikisht flet për veten e vet, por i drejtohet Rominës kur përdor fjalët si "hipokrit". Ai e kërcënon Rominën në një farë mënyre, kurse ajo reagon me pasivitet, duke tentuar t‘i manipulojë atij mendimin. Visi është bërë kundërshtari numër 1 me Rominën.
Romina i shprehet Visit se "largimi i atij personi, që Rominën nuk e pëlqen dhe që tenton ta poshtërojë, i shkakton Rominës mungesë". Me pak fjalë, sado ta shajë Visi Rominën, ajo do të tentojë ta bëjë për vete. Ky është kompleksi më i çuditshëm që ka dëgjuar ndonjëherë Visi.
Romina nuk heq dorë nga të justifikuarit e çdo ndjesie të keqe që Ervisi shpreh ndaj saj.
Pas shumë fjalësh dhe historish, në dy krevatet mbeten Juli dhe Visi me Inën dhe Polin. Ata, të çliruar më në fund nga prezenca e Romit, tallen me të. Julinda thotë që Romina është bërë pak e bezdisur, por është gjynah.
Nga dhoma tjetër janë Astriti dhe Çimi në një debat të gjatë karakteresh. Njëra fjalë nxjerr tjetrën dhe kështu ata rrinë deri vonë në mëngjes. Ideja është që Çimi nuk e vlerëson Astritin dhe nuk beson që ai është "i pafajshëm" ashtu si hiqet. Kur Juli me Arbrin shkojnë t‘i shoqërojnë, Astriti pranon se Çimi e ka provokuar më keq sesa Rominën.
Fjalët për këtë shkojnë edhe te dhoma tjetër, ku gjendet Besarta, e cila thotë se tani që iku Juna, Astritit i ka ardhur goja.

Banorët ankohen për Shkëlqimin. Najada i thotë se ai sot ishte i nervozuar. Kurse Romina i thotë se e ka sharë që në mëngjes. Bashkë me Olsin, Nardin dhe Visin në tavolinë ata kujtojnë bisedën e mbrëmshme të Çimit dhe Titit. Vjen Astriti dhe me Shkëlqimin ka përnjëherë debat. Ata të dy "gërricen" thjesht për inate. Çimi i propozon Titit paqe, por Astriti i thotë me shaka se do të zihet me Çimin, pavarësisht se me kë e ka inatin. Çimi vazhdon ta ngacmojë. Titi ia kthen me ironi. Mesa duket, ky është fillimi i një debati.

Ina është bërë e "zhurmshme" në shqetësimin e saj për nominimin, ndaj Çimi i thotë që do ishte mirë që ajo të mos krijonte panik. Ajo i thotë se e bën për shaka, pastaj e përqafon Shkëlqimin për këshillën e tij. Vjen Poli dhe Ina i tregon për bisedën e saj me Çimin.

Olsi është duke larë enët në kuzhinë dhe ndërkohë këndon. Aty është edhe Romina, që po pastron kuzhinën. Olsi acarohet nga zëri i Romit dhe i thotë të iki të këndojë në ndonjë vend tjetër, se aty është ai duke kënduar. Ajo nuk merr vesh. Ai as nuk kthehet ta shohë në fytyrë, por ngre zërin e i thotë se ajo i bën punët gjysma-gjysma e gjasme është duke bërë ndonjë pune. Romina vazhdon dhe qesh.

Loja e 9-shit mes dy çunave është nxehur shumë. Ata reagojnë me tone të larta zëri gjatë garës së tyre. Diçka që i ngjan debatit ka lindur që dje mes tyre dhe sot kjo lojë zhvillohet me tone të forta. Më vonë, ndërsa janë në oborr, Çimi me Titin debatojnë sërish. Aty gjenden edhe të tjerët. Çimi i thotë Titit se ka stresin e nominimit, por ky i fundit e mohon. Sipas Olsit, nominimi i tij ka lindur si pasojë e reagimit të tij ndaj Junës. Kurse Astriti thotë se arsyeja pse e kanë nominuar ka qenë sepse ai nuk ka muhabet me shumë prej banorëve. Ai mendon që banorët e kanë zgjedhur që të mos nominojnë ata që kanë më afër.
SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›