Hilary Swank shtëpi 3.5 milionë dollarëshe në Nju Jork
NEW JORK- Aktorja e filmit "Milion Dollar Baby", Hilary Swank, i ka lejuar vetes një dhuratë milionëshe për festat e fundvitit. New York Post bën të ditur se ajo ka blerë një shtëpi 3. 5 milionë dollarëshe në Nju Jork.Media amerikane vazhdon duke deklaruar se 35-vjeçarja ka blerë një apartament me dy dhoma gjumi në Superior Ink, një kompleks në lagjen e mbushur me yje të Manhattan, West Village.Mes komshinjve të rinj të aktores Sëank tashmë do të jenë supermodelja e shndërruar në aktore Gisele Bundchen, Liv Tyler dhe binjaket Mary-Kate dhe Ashley Olsen.(s.g/BalkanWeb)