Vdes ish- deputeti PS, Topi e Topalli mesazh ngushellimi familjes
TIRANE- Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli derguan mesazhe ngushellimi familjareve te ish deputetit të Kuvendit të Shqipëris Lekë çukaj, i cili humbi jetën mbrëmë në një aksident tragjik rrugor. Presidenti Topi: Ndarja e parakohshme e Lekes,mesazh i hidhur Zyra e shtypit e Presidencës bëri të ditur se në një mesazh ngushëllimi dërguar familjarëve të ish-deputetit Lekë çukaj, Kryetari i Shtetit shprehet se "ndarja e parakohshme dhe tragjike nga jeta e Lekës erdhi e rëndë për të gjithë ne, miqtë, kolegët, dashamirësit, bashkëpunëtorët e tij si dhe u përjetua thellësisht". "Leka do të kujtohet nga ne gjithnjë si një njeri me integritet shoqëror e profesional, një koleg i përkushtuar në profesionin dhe detyrat e tij, njeri korrekt e i ndershëm, gjithnjë në harmoni e mirëkuptim me ata që e rrethonin", thuhet në mesazhin e ngushëllimit të Presidentit Topi, i cili ka patur rastin ta njohë dhe të bashkëpunojë nga afër me Lekën. Topalli: Humbja e Cuakjt, lajm i hidhur per te gjitheKryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në emër edhe të Kuvendit të Shqipërisë, shprehu ngushëllimet më të sinqerta e më të thella familjes së ish-deputetit Lekë çukaj, i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme në një aksident tragjik. "Humbja e jetës në aksident e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Lekë çukaj, ishte një lajm i hidhur për të gjithë kolegët, dashamirësit, miqtë dhe veçanërisht për familjen e të ndjerit. Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllimet për këtë humbje të parakohshme të personit të dashur, fëmijëve, bashkëshortes dhe të afërmeve", përfundon mesazhi i ngushëllimit i kryetares Topalli. Ish-deputeti socialist Lekë çukaj, humbi jetën mbrëmjen e së dielës në një aksident tragjik në aksin rrugor Tiranë- Fushë Krujë, në afërsi të fshatit Nikël. Ai ka qënë deputet i Partisë Socialiste në dy legjislatura.(s.g/BalkanWeb)