E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjekësi, zbulohet proteina natyrore bllokuese e A/H1N1

UASHINGTON -Një grup shkencëtarësh amerikanë në Howard Huge kanë zbuluar se proteina natyrora e njeriut, IFITM3 bllokon përhapjen e virusit A (H1N1). Kjo proteinë do të mund të parandalojë edhe infeksione të shkaktuara nga i ashtuquajturi virusi i Nilit Perëndimor dhe ethet tropikale. Funksioni i kësaj proteine deri tani ka qenë i panjohur, por është zbuluar se është mjet i fuqishëm antiviral sepse bllokon shumimin e virusit të gripit H1N1 dhe disa viruseve të tjera. Shkencëtarët kanë konstatuar se masa e proteinës zmadhohet në organizëm në rast të infektimit me grip. Ky zbulim i ri mund të rezultojë në krijimin e ilaçeve ndikuese antivirale. Rezultatet nga hulumtimi do të mund të jenë edhe një sqarim për dukurinë kur njerëzit e shëndoshë kanë komplikacione të rënda të shkaktuara nga gripi H1N1.(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›