Hillary Clinton: “SHBA i mbështet të gjitha reformat që afrojnë Shqipërinë me BE-në”

Sekretarja amerikane e shtetit, mesazh të posaçëm Ministrit të Jashtëm Edmond Panariti, me rastin e marrjes së detyrës
Sekretarja e Departamentit të Shtetit Amerikan Hillary Clinton i ka dërguar një mesazh urimi ministrit të Jashtëm Edmond Panariti për emërimin e tij në detyrë. Në mesazhin e Cinton thuhet se, “Zoti Ministër, urime për emërimin tuaj si Ministër i Jashtëm i Shqipërisë. SHBA dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të fortë në shumë fusha. Ne jemi mirënjohës për rolin thelbësor që ka luajtur vendi juaj në ruajtjen e stabilitetit në Ballkan dhe vlerësojmë mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë në përpjekjet tona të përbashkëta në Afganistan dhe në një sërë çështjesh në forumet ndërkombëtare. Do të doja të përsërisja mbështetjen amerikane për Shqipërinë në kryerjen e reformave të nevojshme për të arritur objektivin e saj për anëtarësim në BE. Jam e bindur se ju si Ministër i Jashtëm do të punoni për një zhvillim të mëtejshëm demokratik dhe prosperitet ekonomik në Shqipëri, do të ruani politikën e jashtme konstruktive të vendit tuaj dhe të vazhdoni të forconi lidhjet mes vendeve tona”, thuhet në mesazhin e sekretares amerikane Hillary Clinton dërguar Ministrit të Jashtëm Panariti.