E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hillary Klinton, që nga mbrëmë Sekretare e Shtetit e SHBA

Uashington, 22 Janar, 11:45, NOA - Senatorja Hillary Klinton është konfirmuar mbrëmë nga Senati si Sekretare Amerikane e Shtetit, në postin të cilin katër vjetët e shkuara e mbajti Kondoleza Rice.

Me vota 94 për dhe dy kundër, anëtarët e Senatit treguan mbështetje të fuqishme për kolegen e tyre Klinton dhe shumë nga ta prej të dy partive u shprehën me fjalë admiruese për te.

Klinton duhej të konfirmohej ditën kur dha betimin edhe presidenti Barack Obama, mirëpo një senator republikan tha se donte më shumë shpjegime për donacionet e jashtme për fondacionin që udhëhiqet nga bashkëshorti i saj, ish presidenti Bill Klinton.

Zonja Klinton po ashtu mbrëmë dha dorëheqje edhe nga Senati ku përfaqësonte shtetin e Nju Jorkut që nga viti 2000.

Sekretarja e Shtetit Klinton do të përballet me shumë çështje të ndryshme dhe sfida në arenën ndërkombëtare, të cilat presin zgjidhje, siç janë konflikti izraelito-palestinez, programet bërthamore të Iranit dhe Koresë së Veriut, si dhe luftërat e Amerikës në Irak dhe Afganistan.

Klinton ka premtuar një diplomaci më të angazhuar amerikane dhe më pragmatike duke thënë se Amerika është sërish e gatshme të marrë rolin prijës në diplomacinë botërore, një rol ky të cilin ajo e ka

karakterizoi si një “forcë të mençur” që do të kishte mbështetjen e të gjitha mjeteve të politikës së jashtme: diplomacisë, fuqinë ekonomike, ushtarake, politike, ligjore dhe kulturore.

INA/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›