Ferguson, sulmMan. Sitit: Bëjnëshpenzime kamikaze
LONDER- Trajneri i Mançester Junajtid Sër Aleks Ferguson ka sulmuar drejtuesit e Mançester Sitit për shpenzimet e tyre në merkato, duke përdorur termin kamikazë për këtë. Duke folur në një konferencë shtypi bashkë me 3 blerjet e reja, Smolling, Fernandez dhe portugezin Bebe, Ferguson ishte tepër kritik me merkaton e rivalëve të qytetit. “Në dy tre vitet e fundit në Angli kanë ardhur shumë pronarë klubesh, që kanë bërë shpenzime kamikaze për të blerë futbollistë, - deklaroi skocezi, i cili nuk përmendi emra, por la të kuptohet se fliste pikërisht për Mançester Sitin. – është një çmenduri mënyra sesi po shpenzohen paratë në ditët e sotme, shtoi Ferguson. Ata i kanë të tyre dhe le t’i shpenzojnë, por kjo është shumë e rreziukshme. Jam i sigurt se do ta kuptojnë pas 2-3 vjetësh se duke harxhuar kaq shumë para nuk mund të fitosh trofe”, u shpreh më tej trajneri i Junajtid. Mançester Siti është klubi që ka bërë më shumë shpenzime në merkaton e kësaj vere, duke blerë për 125 milionë stërlina futbollistë si David Silva, Jaja Ture, Kolarov, Baloteli, Xhejms Milner apo Boateng.
(Altin Latifi/BalkanWeb)
(Altin Latifi/BalkanWeb)