E Shtunë, 31 Tetor 2026

Himare-Qeparo 90 ndertime pa leje

INUK ka filluar prishjen e objekteve pa leje përgjatë bregdetit të jugut. Janë konstatuar plot 90 ndërtime pa leje, që do të rrëzohen nga rruspat e ndërtimorëve. Ndalesa e radhës ka qenë vija bregdetare e Qeparosë dhe Himarës. Drejtori ekzekutiv i Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar Arben Ndoka ka deklaruar se aksioni do të përqëndrohet në prishjen e të gjitha objekteve përgjatë vijës bregdetare, dhe se nuk do të ketë tolerime.

Nga ana tjetër edhe kryetari i bashkisë së Himares Jorgo Goro ka mbështetur këtë vendim të INUK, duke theksuar se ndërtimet pa leje në gjithë vijën bregdetare të zonës së breguu duhet të prishen.

Ka pasur nga ata banorë që kanë kundërshtuar vendimet për prishje të ndërtimorëve, por kjo nuk ka penguar aksionin, i cili do të vazhdojë përgjatë ditëve në vijim deri në përfundimin e zbatimit të të gjitha vendimeve për prishje të objekteve pa leje në këtë zonë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›