Topoja gropa gjigante e plehrave

Plazhi i Semanit rrezikon të braktiset nga pushuesit gjatë këtij sezoni, nëse nuk merren masa emergjente për largimin e mbetjeve në komunën e Topojës në Fier, e cila është kthyer në një territor derdhje plehrash për shumë komuna të tjera. Në këtë plazh në ditë të zakonshme pushojnë 22 mijë persona, ndërsa në fundjavë numri i tyre shkon edhe 5 mijë.