OSBE: Politika të zgjedhë një sistem më të thjeshtë se aktuali
Kreu i Prezencës së OSBE-së, në Tiranë, Robert Boch, u ka bërë thirrje forcave politike dje që të zgjidhin me transparencë çështjen e sistemit elektoral. Thirrjes së partive të vogla politike, kreu i OSBE-së në Shqipëri i përgjigjet se zyra e OSBE-së është pro një sistemi më të thjeshtë se sistemi aktual, duke kërkuar domosdoshmërisht ndryshimin e tij. Ndërkombëtarët kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor, i cili ka sjellë shumë probleme për politikën shqiptare në prag zgjedhjesh. Vështirësitë e komunikimit apo gjetjes së gjuhës së përbashkët të forcave politike shqiptare sa herë në Shqipëri zhvillohen zgjedhje, ka vendosur ndërkombëtarët përballë vendimit për ndryshimin e sistemit zgjedhor, madje ata kanë kërkuar thjeshtimin e tij. "Jemi për një sistem më të thjeshtë se sistemi aktual, por sesi do të jetë ky sistem, duhet të jenë forcat politike ato që duhet ta vendosin", u shpreh kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Robert Boch.