Eksod nga radhët e LSI drejt PS
Një eksod i vërtetë politik është regjistruar pasditen e djeshme në radhët e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim drejt Partisë Socialiste. Kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Albert Sanxhaku është larguar nga partia e Ilir Metës për tu bashkuar me atë të Edi Ramës. Gjurmët e këtij eksodi i ka ndjekur edhe kryetari i degës së LSI-së në Lushnje, Vladimir Hajdari, i cili ka kaluar në radhët e Partisë Socialiste.
Lëvizjen e tyre, dy politikanët e kanë argumentuar me faktin se dega e Lushnjës nuk është përfaqësuar siç duhet tek kjo parti. Ndërkohë, LSI është braktisur edhe nga kandidatja e kësaj partie në Fier, Rudina Jupe, e cila i është bashkangjitur PS-së. Lëvizjet e anëtarëve dhe drejtuesve nga LSI në drejtim të PS-së kanë qenë masive këtë kohë edhe në zona në veri të vendit, sidomos në qarkun e Shkodrës.