Koçi, takim në Athinë me emigrantët
Kryetari i PSV 91, Zoti Petro Koçi pati një takim në Athinë me emigrantët shqiptarë me banim në Greqi. Takimi, u zhvillua në formën e një bashkëbisedimi konstruktiv, ku Kryetari i PSV 91 shpalosi platformën e partisë për emigrantët. Zoti Koçi theksoi se për sa kohë emigrantët nuk kanë të drejtën e votës, nuk do të kenë dhe vëmendjen e qeverisë, e kujtdo qoftë kjo qeveri.
Ndryshimet kushtetuese dhe në sistemin politik janë të domosdoshme për të integruar votën e emigrantëve me atë të qytetarëve me banim në atdhe. Kryetari i PSV 91 paraqiti gjithashtu një ekspoze të plotë të platformës së partisë që drejton, si dhe detaje për secilën nga pikat e kësaj platforme. Pjesëmarrësit shprehën me pasion shqetësimet e tyre për integrimin e emigrantëve në vendet ku banojnë dhe nevojat e shumta për përkrahje, mbrojtje dhe arsimim. Pyetjet ishin të shumta dhe u duk qartë një interesim i veçantë i emigrantëve për atë që ndodh në Shqipëri.