E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, përplaset makina me shtyllën vdes një 18 vjeçar

SHKODËR- Një 18 vjeçar nga qyteti i Shkodrës humbi jetën sot paradite në një aksident automobilistik, pasi autovetura në të cilën ai udhëtonte si pasagjer u përplas me një shtyllë elektrike.

Sipas zëdhënëses së policisë së Shkodrës, ngjarja në fjalë ndodhi në segmentin rrugor Golem - Stom Golem, Komuna Rrethina Shkoder, kur autovetura tip BMW, me targa SH 4395 D, e drejtuar nga 18 vjeçari Gjok Pepaj, si pasojë e shpejtësisë, doli nga rruga dhe u përplas me një shtyllë tensioni. Si pasojë e përplasjes së fortë gjeti vdekjen e menjëhershme shtetasi T.Pjolli, 18 vjeç, banues në lagjen "Skënderbeg".

Zëdhënësja tha se gjatë këtij aksidenti janë plagosur rendë vetë drejtuesi i mjetit si dhe pasagjerët e tjerë, Armando Gj, Anton Gj, Gjokë P, që të tre banues në lagjen "Skënderbeg", të cilët aktualisht ndodhen ne Spitalin Rajonal Shkoder në gjendje të rëndë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›