Rama:Më 8 maj qytetarët do clirojnë Këshillin bashkiak
TIRANE- Dy linja të tjera urbane të kryeqytetit janë plotësuar sot me autobusë të standardeve të BE-së dhe me kilometrazh zero.
Kryetari i Bashksië së Tiranës Edi Rama i cili ka qenë sot paradite i pranishëm në ceremoninë e rinovimit të linjave qendër- Tufinë dhe qendër- Laprakë, tha se projekti është pjesë e projektit të bashkisë për transformimin rrënjësor të shërbimit urban. Në dispozicion të këtyre linjave janë vendosur 13 autobusë të rinj.
Në fjalën e tij Rama tha se ky projekt është “në funksion të trasnformimit rrënjësor që kemi premtuar dhe po realizojmë plotësisht në transportin publik të kryeqytetit”, pjesë e të cilës është dhe linja Kombinat- Kinostudio, por që po pengohet nga Këshilli Bashkiak.
"Më 8 maj, qytetarët e Kombinatit e të Kinostudios, me votat e tyre, do të çlirojnë këshillin bashkiak për të na dhënë mundësinë që edhe atë linjë të fundit të mbetur pa transformuar ta transformojmë e të kemi një shërbim urban të standardeve të BE.”
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera Bashkia prezanton projektet:Koha e veprave të mëdha