Bashkia Tiranë prezanton projektet: Koha e veprave të mëdha
TIRANE-Bashkia e Tiranës prezantoi sot programin për rindërtimin e infrastrukturës së kryeqytetit. Bashkia theksoi se duke nisur nga viti 2000 u punua me cilësi për të cliruar Tiranën nga ndërtimet pa leje, kurse projektet e pritshme janë për vepra të mëdha. “Sot është koha e veprave të mëdha”.
Albana Dhimitri dhe Dritan Agolli kanë prezantuar bashkarisht programin ku ranë në sy projektet për Unazat në Tiranë, ku parashikohet që Unaza e vogël të jetë me gjatësi 2.5 km, Unaza e Ndërmjetme 4.5 km dhe Unaza e Madhe me gjatësi 20.2 km.
Bashkia premton se Unaza e Madhe nuk do të prekë Kopshtin Botanik ndërsa ky u fundit parashikohet të kthehet në një Park Botanik.
Sipas Bashkisë prioritet është shmangia e makinave nga qëndra dhe kalimi I tyre në Unaza duke sjellë kështu lehtësim të trafikut në Tiranë. “Kjo do të jetë beteja jonë me makinat, në qendër do të kalojnë vetëm Tram Tirana”, u tha gjatë prezantimit të Projektit për infrastrukturën.
Ndërkaq, në Priogram përfshihen dhe ndërtimi i 10 blloqeve të banimit me qëllim përballimin e rritjes së popullsisë që së shpejti synon të arrijë shifrën 1 milionë.
Punët që do të nisin nga Bashkia parashikojnë dhe hapjen e dhjetra mijëra fronteve të punës.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Bashkia Tiranë prezanton projektet: Koha e veprave të mëdha