Vikari i maronitëve: “Libani pret me padurim vizitën e Benediktit XVI”
Për Pashkë, u njoftua se Papa Benedikti XVI do të shkojë në Liban nga 14-16 shtator. Ky lajm u prit me entuziazëm, sidomos nga bashkësitë katolike të vendit, siç pohon në mikrofonin tonë, vikari apostolik i Patriarkatit maronit, kryeipeshkvi i Haifës dhe i Tokës Shenjte, imzot Paul Nabil Sajah: “Është lajm shumë i bukur, para së gjithash, sepse Ati i Shenjtë vjen në Liban; vetë vizita e Papës do të ketë efekt pozitiv mbi Kishat e mbi vendin në përgjithësi. Vizita do të sjellë entuziazëm në Kishë e do t’i inkurajojë të gjitha bashkësitë libaneze të gjallërohen e të përtërihen: jo vetëm për pritjen e Atit të Shenjtë, por edhe për reflektimin mbi gjendjen e mbi rinovimin e paktit ekzistues ndërmjet tyre, sidomos mbi bashkëjetesën, e cila – siç thoshte i Lumi Gjon Pali II – e bën Libanin mesazh, më tepër se vend, mesazh dialogu ndërmjet feve. Ky është një mesazh, për të cilin kemi shumë nevojë, në këtë çast, jo vetëm në rajonin tonë, por në botën mbarë. Vizita e Atit të Shenjtë ka edhe një aspekt të veçantë: Benedikti XVI vjen për të na dorëzuar Këshillimin pas-sinodal, pra rezultatin e reflektimeve të tij mbi Sinodin e Lindjes së Mesme. Kjo do të sjellë edhe më gjallëri jo vetëm për Kishën në Liban, por për të gjithë rajonin, pikërisht sepse është fjala për Sinodin e Lindjes së Mesme. Presim shumë nga ky Këshillim Apostolik, duke pasur parasysh edhe gjendjen e të krishterëve në rajon e situatën politike”.
Gjatë vizitës, Benedikti XVI do të kryesojë një takim kushtuar të rinjve të Libanit. Sipas jush, çfarë presin të rinjtë libanezë nga një vizitë e rëndësishme, si ajo e Papës?
Presin nga Papa t’u japë guxim, hov të ri, t’u kujtojë se për vetë faktin se janë të rinj, kanë një përgjegjësi të veçantë përsa i përket Këshillimit Apostolik: pikë së pari, ata do të përfitojnë më shumë nga përmbajtja e Këshillimit e ata do ta ndihmojnë më shumë Kishën të përtërihet, të dëshmojë Ungjillin e të bashkojë njerëzit. Të rinjtë kanë sjellje më pak të fosilizuara e ide më të reja…. Ja, nga ky këndvështrim, mendoj se Ati i Shenjtë do të jetë vërtet për ta arsye entuziazmi, siç ndodhi edhe në vitin 1997, kur erdhi Gjon Pali II për të dorëzuar Këshillimin Apostolik pas Sinodit për Libanin.
Marrë nga Radio Vatikanipërfunduar punën edhe për rreth 27 dosje, të cilat kanë nevojë vetëm për angazhimin e subjekteve ndërtuese, për plotësimin e dokumentacionit të domosdoshëm për pajisjen me këto leje.
Finalizimi i këtij procesi, vetëm për këtë grup prej 27 dosjesh, do të bëjë të mundur hapjen e rrugës për hipotekimin e mbi 920 apartamentesh banimi, një numri të madh ambientesh tregtare, shërbimi apo parkimi, të gjitha këto me një sipërfaqe totale prej rreth 133.000 m2 ndërtim.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka qenë i prerë në qëndrimin e tij, se Bashkia nuk do të lejojë penalizimin e qytetarëve nga papërgjegjshmëria e disa subjekteve ndërtuese, të cilët nuk kanë përfunduar dosjet e tyre për afro 130 objekte, me mbi 2000 apartamente.
“Unë i bëj një thirrje këtyre ndërtuesve, sot nga kjo foltore, nga ky forum që përfaqëson interesat tuaja, që në këtë kuadër dhe në këtë proces të merrni përgjegjësitë tuaja dhe t’i japim fjalës ‘partneritet’, kuptimin e vërtetë dhe jo formal. Në punën tonë udhëhiqemi nga ligjet por udhëhiqemi edhe nga morali. Është e pamoralshme të paraqiteni në dyert e Bashkisë vetëm kur keni nevojë, vetëm për të zgjidhur një problem tuajin dhe atëherë kur kërkohet të zgjidhni problemet e një kolektivi të tërë klientësh apo ish-klientësh që kanë paguar për banesat e tyre, ta kemi të vështirë t’ju gjejmë, me celularë, e-mail, adresë apo me korrierë. Ky nuk është partneritet. Kjo pa dyshim nuk do të shkaktojë bllokimin e procesit, por do të detyrojë Bashkinë e Tiranës të devijojë më shumë burime njerëzore e financiare, të angazhojë kolaudatorë privatë me fondet e veta, që natyrisht janë fonde të taksapaguesve dhe fondet tuaja, për të përmbyllur një proces që mbeti i hapur, për shkak të papërgjegjshmërisë të disave”, tha ai.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka bërë të ditur se edhe Plani Urbanistik është drejt fundit.
Ky Plan, sipas kryebashkiakut Basha është hartuar në kushtet e transparencës më të madhe dhe të një metodike që ka angazhuar dhe përfshirë të gjithë grupet e interesit. Drafti i Planit Urbanistik do të bëhet publik gjatë muajit maj.
“Ky plan do të bëjë të mundur që ndërtimet në këtë qytet të mos bëhen sipas dëshirës së Kryetarit por duke u njohur, konsultuar dhe marrë në konsideratë të gjithë vërejtjet tuaja, të përfaqësojë me të vërtetë atë që ne sot dëshirojmë për qytetin, si qytetarë të përgjegjshëm për sot por edhe për brezat që vijnë. Përfundimi i Planit do i japë fund një ‘sage’ të gjatë, të lodhshme, jo transparente, të kushtueshme e tejet të politizuar të viteve të fundit dhe është pikërisht ky Plan, çelësi apo sekreti i procedurës së re të aplikimit për leje ndërtimi Të jeni të sigurt se procedura 55-ditore do të jetë një nga surprizat e para të këndshme që transparenca, parashikueshmëria e siguria e Planit do ju ofrojë jo vetëm ju si ndërtues, pronarëve anembanë Tiranës, por të gjithë qytetarëve të Tiranës, duke vënë kështu pse jo, një gur themeli në ambicien tonë për ta kthyer Tiranën, në qytetin më miqësor për ndërtimin dhe për biznesin anembanë rajonit tonë e më gjerë. Ajo çka unë garantoj është që në Bashkinë e Tiranës dyert nuk do të jenë më kurrë të mbyllura, zyrtarët nuk do të jenë më kurrë shurdhë-memecë dhe Kryetari Bashkisë nuk do të jetë më askush tjetër përveçse garantit të zbatimit të ligjit dhe jo një pengues i disave dhe nxitës i disa të tjerëve”, vijoi më tej Basha.
Konkursi për Bulevardin e Ri të Tiranës ka qenë një tjetër pikë ku është ndalur Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha.
Basha bëri me dije se faza e konsultimit me publikun po shkon drejt përmbylljes.
“Dy finalistët së shpejti do të rikthehen me plotësimin e informacionit që është kërkuar dhe do të paraqesin para grupit strategjik dhe para mediave edhe njëherë projektet e tyre para se vendimmarrja finale të përcaktojë fituesin, i cili do të ngarkohet menjëherë për hartimin, si hap të parë të projektit teknik për bulevardin, projekt i cili do të fillojë nga ekzekutimi brenda këtij viti. Hapja e kësaj arterie jashtëzakonisht të rëndësishme për qytetin e Tiranës është parathënia e një pranvere të re për industrinë e ndërtimit në Tiranë, e një pranvere që nuk do të zgjasë sa një pranverë natyrale, në qoftë se ne e trajtojmë atë me kujdes dhe në përputhje me standardet e një zhvillimi të qëndrueshëm”, tha Basha.
Ndërkaq, brenda javës që vjen, Drejtoria e Prokurimeve në Bashkinë e Tiranës do të shpallë projektet e para për buxhetin e vitit 2012.
Në përgjigje të kërkesës së ndërtuesve, që Basha të jetë ambasador i tyre, Basha theksoi se ai është betuar të jetë ambasador i interesit publik të qytetarëve të Tiranës.
“Sigurisht betimi im është që të jem ambasador i interesit publik i qytetarëve të Tiranës dhe kjo as përjashton ju por as nuk mund të më kthejë mua, në një ambasador të monopolizuar të vetëm këtij grupi dhe ju garantoj se sa herë interesi publik i qytetarëve të Tiranës përputhet me interesin e këtij grupi dhe më gjerë dhe besoj që kjo të jetë sa më e shpeshtë, do ta ndjeni mbështetjen dhe inkurajimin tim të plotë”, tha Basha.
...