Berisha: Jeta parlamentare është normale, gjithmonë e kam respektuar opozitën
Kryeministri Berisha, teksa ndodhet në Bruksel për një takim të Partive Popullore Europiane, ka theksuar se jeta parlamentare në Shqipëri tashmë është normale. Ai ka thënë se gjithmonë është udhëhequr nga parimi për të respektuar opozitën.
“Dua t`ju shpreh mirenjohjen e thelle per gjithe interesin qe ka treguar gurpi parlamentar i Partive Popullore ndaj Shqiperise. Sic e dini, Shqiperia ka pasur nje rruge me te mundimshme, por dua t`ju siguroj se behet fjale per nje rruge perparimi. Pas dy vite me probleme unike, sic do te doja ti cilesoja, jeta parlamentare tani eshte krejtesisht normale. Ju siguroj se jam udhehequr gjithmone nga sensi i respektit te plote ndaj opozites, nga parimi se ajo duhet respektuar gjithmone. Dua te theksoj edhe nje here se, pas zgjedhjeve lokale, jeta parlamentare eshte kthyer plotesisht ne normalitet. Opozita ka pranuar gjithcka eshte propozuar ajo dite e me pas, arritem nje marreveshje qe deri tani eshte respektuar plotesisht nga te dyja palet, pra jeta parlamentare eshte krejt normale, procedojme me reformat e ligjeve qe kane nevoje per 3/5 e votave per tu miratuar dhe vendi nuk synon gje tjeter me te madhe se integrimi evropian, nje proces i cili duhet mbeshtetur teresisht mbi performancen. Bindja ime e thelle eshte qe ky proces eshte jetesor per qytetarin shqiptar. Po punojme dhe qeveria eshte e angazhuar per integrimin, reforma elektorale ka perparuar shume, reformat e tjera kane perparuar, jeta ekonomike u shpetoi ndikimeve te krizes financiare evropiane dhe vitin e shkuar rritja ekonomike ishte 3,8 %. Dua t`ju falenderoj edhe nje here per mbeshtetjen dhe t`ju siguroj se i mbetem besnik parimit te vlerave qe ndajme se bashku. Faleminderit qe me ftuat dhe eshte nder i madh per vendin tim, Shqiperine t`ju paraqisja gjendjen atje, ka thënë Berisha gjatë fjalës së tij.
Ndërsa kryetari i Grupit të PPE-së në Parlamentin Evropian, zoti Joseph Daul, siç bën me dije Kryeministria shqiptare në një njoftim, ka adresuar një falenderim special për pjesmarrjen në konferencë të kryeministrit Berisha, çfarë sipas tij, tregon interesin që ka Shqipëria për tu bërë pjesë e BE-së.
Ky takim eshte shumë i rendesishem sepse shpreh mbeshtetjen e PPE per procesin e integrimit te vendeve te Ballkanit Perendimor. Partite Popullore do te luajne nje rol shumë te rendesishem per te mbeshtetur gjithe vendet e Ballkanit Perendimor. Pershendes vecaanerisht Kryeministrin Berisha per marrjen pjese ne kete Konference, duke treguar rendesine qe ka procesi i integrimit evropian per Shqiperine. Evropa eshte pa diskutim zgjidhja dhe jo problemi, keshtu qe zgjerimi eshte ne synimet tona dhe ne vemendjen tone ne te ardhmen. Ky takim, pikerisht qe eshte nje periudhe e veshtire per BE dhe ne kohen e krizes financiare, eshte nje tregues dhe nje sinjal shumë i forte per rendesine qe ka zgjerimi i BE per PPE dhe ne si grup parlamentar i PPE do te bejme gjithashka per te mbeshtetur integrimin e Ballkanit Perendimor, ka thënë Daul.