Hip këtu e shih Stambollin
(Tarafet e ushtarakëve në Turqi)
Në Turqi tërheqja në mënyrë të rregullt nga skena politike e autoriteteve ushtarake mund të thotë se më fund po hyjnë në atë që quhet “tranzicioni i dytë turk”: d.m.th kalimi nga një qeveri demokratike në një regjim demokratik. Kohët e fundit Turqia i ka dhënë një shpejtim procesit të transferimit të pushtetit nga autoritetet ushtarake drejt atyre civile, i nisur gati një dekadë më parë. Nëse ky ndryshim, siç paraqitet, do të forcojë edhe më tej rregullat demokratike për të përfunduar “tranzicionin e dytë” – nga një qeveri demokratike në një regjim demokratik – akoma nuk dihet. Por në këtë ditë troshitje, pushteti ushtarak po boshatis me qejfmbetje hapësirën politike që kanë dominuar nga qysh nuk mbahet mend.
Siç dihet kohët e fundit, paaftësia e tyre për të analizuar ashtu siç duhet klimën politike, dhe kundërshtimin e tyre për të përqafuar realitetin e ri e mos pranimi për të hyrë në një reformë, i ka çuar drejt humbjes progresive të prestigjit të tyre të lartë. Ndërhyrjet e forcave ushtarake në procesin politik dhe, në mënyrë të veçantë, pas marrjes së pushteti nga partia islamike AKP, ka akutizuar krizën e legjitimitetit në shoqëri.
Midis ushtarakëve ka prej tyre që kanë kuptuar ritmin e kohës dhe duan të tërhiqen në mënyrë të rregullt nga arena politike, për të mbrojtur sa më shumë statusin e privilegjuar që ka ky institucion. Vetë kreu i forcave të armatosura turke, gjenerali Ilker Basbug, është i vetëdijshëm për nevojën e një tërheqje sa më të rregullt nga skena politike. Nga këtu lindin edhe deklaratat që thonë se ushtarakët janë të angazhuar të respektojnë principet e demokracisë dhe kush guxon të bëjë të kundërtën brenda këtyre institucioneve nuk do të tolerohet. Në Ankara kohët e fundit në shtyp është bërë shumë ironi mbi zhurmën politike të lindur mbas akuzës se shefi i shtabit të forcave të armatosura është i implikuar në komplote antidemokratike.
Zhurmat e këtyre jave të fundit janë aktivizuara nga një dokument i nxjerrë nga dosjeri i Ergenekon (organizatë e akuzuar për veprime antiqeveritare) të publikuara nga gazeta “Taraf”. Dokumenti, mbi të cilin hidhen akuza të ndryshme akoma nuk është i vërtetuar se është autentik, ka për titull” plan veprim kundër regresin fetar”. Në nivelin e opinionin publik, ky dokument konsiderohet si plan më i gjerë për të dobësuar dhe asgjësuar partitë qeverisëse AKP dhe lëvizjen e Fethullah Gülen.
Ky i fundit është i cilësuar në shumë raste nga gjenerali Basbug, edhe pse duke mos thënë kurrë emrin, një ideatori i një force që është në një luftë psikologjike asimetrike kundër ushtarakëve, që shfrytëzon shumë praninë e saj midis forcave të policisë.
Ky është një ndër shumë episode të i cilët ka rigjallëruar debatin në dy argumente sintetike. I pari i përket ripërkufizimit të rolit të ushtarakëve në sistemin demokratik. E dyta i përket rolin të lëvizjes Gülen në Turqi. Mendohet se kjo lëvizje ka shumë militant të saj brenda forcave të sigurisë civile turke e që është fajësuar si përgjegjëse për dalje në shtyp të sekretit hetimor të grupit Ergenekon.
Dhe në kontekst që qeveria turke po bën hapa përpara të rëndësishme për të spostuar Shtetin në avitjen civile, edhe pse bëhet, pa e përgatitur nga një debat publik. Këtu mund të vihet në dyshim edhe lëvizja e tyre e cila bëhet në emër të një demokratizim të vendit, duke parë se po përgatitet një ligj që nuk lejon që gjykata ushtarake të gjykojë civilët, edhe pse e kundërta ndodh, pra lejimi i procedimin ndaj ushtarakëve nga një gjykatë civile turke.
Si do që të vejë puna ushtarakët në Turqi ata do të tërhiqet deri në pozicionet e qetësisë ku mund të flenë rehat për ca kohë derisa të mos preket institucionet laike të shtetit turk që mbrohen me kushtetutë, e cila është promulguar nga burri i shtetit Kemal Ataturk. Atje kushtetuta ka po të njëjtën forcë morale ndër ushtarakë po aq sa ka kushtetuta amerikane në legjislacionin e vet.
...