Hipertensioni, protokolle unike për pacientët
Hipertensioni, një nga problemet më të hasura shëndetësore në vendin tonë dhe në të gjithë botën, duhet të trajtohet sipas parametrave dhe standardeve të unifikuara. Dje, gjatë punimeve të Kursit të Dytë Master për Hipertensionin "Një qëndrim unik diagnostik dhe terapeutik për çdo problem me të cilin të përball patologjia e hipertensionit", është diskutuar kjo temë, e rëndësishme si për mjekët ashtu edhe për pacientët.
"Në çastin që këto protokolle diagnostike-terapeutike jepen të shkruara nga Qendra Spitalore Universitare, apo nga Shoqata e Hipertensionit dhe Kardiologjisë, atëherë këto bëhen të detyrueshme në rang kombëtar për çdo mjek, i cili do të trajtojë një pacient me probleme të hipertensionit dhe kardiologjisë", tha ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo. Duke e vlerësuar kursin si një ngjarje shkencore të rëndësishme, Godo deklaroi se çështja e hipertensionit në këtë kurs shihet në shumë drejtime, në të gjitha ato probleme me të cilat haset një mjek, i cili do të menaxhojë një pacient hipertensiv. Kursi i Dytë Master për Hipertensionin u organizua nga Shoqata Evropiane e Hipertensionit dhe Shoqata Shqiptare të Hipertensionit.