E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hipoteka Halimi Do nisim sistemin One Stop Shop

Merr udhe projekti per dixhitalizimin e rregjistrimit te pasurive te paluajtshme. Ministri i Drejtesie,Eduard Halimi, prezantoi para grupeve te interesit projktligjin per dixhitalizimin e hipotekes, qe ti hapur rrugen, procesit “one stop-shop” te veprimeve juridike me pronen. Projekti parashikon qe te gjitha veprimet juridike, shitjet, blerjet, rifreskimi i cerifikates se pronesise te kryehet prane zyrave te notereve publike.

"Ne synojmë që në këtë ligj ti japim akses ndërtuesve apo kujtdo tjetër që të regjistrohet që në moment dhe leja e ndërtimit në mënyrë që të heqim një praktikë të konsoliduar në Shqipëri që në të vërtetë nuk është korrekte. Në momentin që regjistrohet objekti që do ndërtohet, sigurisht, cdo kontratë që duhet të lidhet, duhet të pasqyrohet në atë kartelë. Dhe ndërtuesit nuk mund shesë dy herë të njëjtën pronë dhe vendosen pastaj konflikte pa fund në sistemin gjyqësor dhe nga ana tjetër edhe qytetarët nuk kanë pse bëjnë dy kontrata", tha Eduard Halimi, minister i Drejtesise.

Sipas projektligjit te ri, kjo do te zgjidhe perfundimshit problemet qe qytetaret hasin prane zyrave te rregjistrimit te pasurive te paluajtshme dhe do te reduktojne ne maksimum ceshtjet e korrupsionit. Noteri publik do te kete tagrin ligjore te kryeje te gjitha veprimet ne sistemin e dixhitalizuar dhe qytetaret do te marrin certifikaten e pronesise brenda nje dite.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›