E Diel, 1 Nëntor 2026

Levan- Tepelene Berisha inspekton punimet ne rruge

Kryeministri Sali Berisha inspektoi ecurinë e punimeve në rrugën Levan  - Tepelenë, investim me vlerë 70 milion euro. Rruga e re ka një gjatësi prej 71 kilometra dhe shkurton me 22 kilometra dhe 1 orë e 10 minuta distancën e mëparshme nga Fieri në Tepelenë. Kryeministri e konsideroi këtë një rrugë që transformon Shqipërinë nga Tirana deri në skajin e saj më jugor dhe me përfundimin e saj, jugu do të arrijë tregun e Tiranës në më pak se dy orë.

"Kjo rrugë është fatlume, sepse nuk mund të bllokohet nga politika bllokuese e kryetarit aktual të Partisë Socialiste, sepse ju garantoj se, në qoftë se edhe këto do të ishin në paketën e bllokimit, shqiptarët nuk do të shihnin një rrugë të vetme me sy dhe do të mbeteshin me trashëgiminë hoxhiste, që ishte edhe trashëgimia më katastrofale në rrugë. Por nuk ka asgjë që mund të pengojë ndërtimin e Europës në çdo skaj të këtij vendi, ndërtimin e Europës në luginën e Vjosës, në luginën e Përroit të Thatë, në luginën e Kardhiqit e kudo, në çdo fshat e çdo vend dhe procesi i integrimit është e do të mbetet një proces i parikthyeshëm", tha kryeministri.

Berisha theksoi se në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, vendi do të ketë rrugë të reja ndërtimi i të cilave janë prioritet në buxhetin e vitit të ardhshëm.

Aleksandër Nushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›