Hipoteka. Rastet kur pezullohet regjistrimi i pasurisë
Procedurat që ndiqen për regjistrimin fillestar dhe afatet për ankesat. Kur mund të merret një certifikatë pronësie ose certifikatë qiraje
Laureta Rryçi
Tiranë - Zyrat vendore të Hipotekave në të gjithë vendin operojnë çdo ditë duke u bazuar në ligjin “Për regjistrimin e pasurive”. Gazeta “Albania” zbardh në numrin e sotëm procedurat që ndiqen në rastet kur qytetarëve u pezullohet regjistrimi i pasurisë apo kur duhet të kryhet regjistrimi fillestar. Udhëzimi përmban edhe mënyrën se si duhet të ruhen dokumentet dhe çfarë do të përmbajë dosja kur nis aplikimi. Sipas specialistëve të hipotekave, menjëherë pasi pasuria e paluajtshme të jetë regjistruar, çdo transaksion i mëtejmë që ka të bëjë me të drejtat mbi të duhet regjistruar në përputhje me dispozitat e këtij ligji. Regjistrimi i një pasurie të paluajtshme i jep personit si individ, si bashkëpronar apo si përfaqësues i familjes, të drejtën për të disponuar këtë pasuri të paluajtshme në përputhje me ligjin. Çdo pronar që fiton një pasuri të paluajtshme, kontratë qiraje ose hipotekë, prezumohet se është njoftuar për çdo shënim në regjistër lidhur me pasurinë e paluajtshme, kontratën e qirasë ose hipotekën. Çdo kontratë apo dokument tjetër që ka efekt mbi të drejtat mbi pasuritë e paluajtshme paraqiten për regjistrim jo më vonë se tridhjetë ditë nga koha e realizimit të tij. Nëse një dokument paraqitet për regjistrim më vonë se 30 ditë nga data e realizimit të tij, atëherë, përveç tarifës së regjistrimit për çdo ditë vonesë që ka kaluar nga kjo datë, duhet të paguhet një tarifë shtesë e barabartë me 10 për qind të tarifës së regjistrimit. Në qoftë se regjistruesi bindet se një person qëllimisht nuk e ka regjistruar një dokument, i cili duhet të kryhet sipas ligjit, ai, nëpërmjet një lajmërimi me shkrim e urdhëron këtë person që të paraqesë dokumentin për regjistrim dhe, bashkë me këtë, kuota e regjistrimit apo ndonjë kuotë shtesë e pagueshme bëhen të detyrueshme dhe paguhen nga ky person, pavarësisht nëse dokumenti është paraqitur për regjistrim ose jo.
Pezullimi i regjistrimit
Kur një person propozon një marrëveshje për një pasuri të paluajtshme të regjistruar bën kërkesë te regjistruesi me pëlqimin me shkrim të pronarit për të pezulluar veprimet për transaksione të kësaj pasurie me persona të tjerë. Regjistrimi i çdo dokumenti lidhur me pasurinë e paluajtshme që përfshihet në këtë marrëveshje pezullohet për një afat (i cili quhet afati i pezullimit) prej 15 ditësh nga koha kur paraqitet kërkesa dhe aprovohet nga regjistruesi dhe në pajtim me këtë bëhet shënimi në kartelë. Në rast se brenda afatit të pezullimit paraqitet për regjistrim një dokument i vlefshëm nga personi që kërkon pezullimin, ky dokument ka përparësi ndaj çdo dokumenti tjetër që mund të paraqitet për regjistrim gjatë këtij afati të pezullimit.
Regjistrimi fillestar
Regjistruesi, një person ose çdo grup i ngarkuar nga kryeregjistruesi, kërkon që pronësia si dhe kufijtë e çdo pasurie që duhet regjistruar të dokumentohen duke përdorur kriteret e mëposhtme: pronësia dhe kufijtë e pasurive të paluajtshme duhet të konsiderohen të përcaktuara nga dokumentet e pronësisë sipas Ligjit 7501, datë 19.7.1991, kontratat e privatizimit të bëra sipas Ligjit 7652, datë 23.12.1992, vendimet e komisioneve të rikthimit të pronave sipas Ligjit 7698, datë 15.4.1993, ligje apo dokumente të tjera zyrtare, të cilat njohin pronësinë private apo vendime gjykate; individët, familjet dhe personat juridikë privatë apo shtetërorë që zotërojnë pronën në përputhje me legjislacionin dhe që nuk disponojnë dokumente pronësie sipas pikës janë të detyruar t’i paraqesin regjistruesit një kërkesë për regjistrim pronësie. Kjo kërkesë duhet të përmbajë deklaratën personale të pronësisë të vërtetuar te noteri, një genplan të pasurisë, deklaratat noteriale të pronarëve fqinjë për vërtetimin e asaj që është thënë në kërkesë në lidhje me pronësinë dhe kufijtë e pasurisë që pretendohet, si dhe kopje të vërtetuara nga noteri të dokumenteve të ndryshme që mbështesin kërkesën për regjistrim.
Ankimet
Pala ankuese brenda 30 ditëve nga dita e marrjes së njoftimit të këtij vendimi, udhëzimi, urdhri, përcaktimi ose akordimi nga kryeregjistruesi, mund të njoftojë regjistruesin me anë të një formulari të caktuar për synimin e tij për t’i bërë ankim gjykatës përkatëse kundër vendimit, udhëzimit, urdhrit, përcaktimit ose akordimit. Me marrjen e njoftimit të ankimit, regjistruesi përgatit dhe i dërgon gjykatës përkatëse, me një kopje të informacionit të kryeregjistruesit dhe të ankuesit dhe çdo personi tjetër që është në regjistër e që atij i duket se lidhet me ankimin, një raport të shkurtër në lidhje me çështjen në fjalë. Kur pala ankuese i kërkon regjistruesit t’ia kalojë çështjen gjykatës, kjo palë depoziton te regjistruesi shumën e nevojshme për të mbuluar shpenzimet e përgatitjes së dokumenteve.
Certifikatat e pronësisë dhe certifikatat e qirasë
Me kërkesë të pronarit të një pasurie të paluajtshme ose të qiramarrësit, të cilëve nuk u është lëshuar asnjë certifikatë pronësie ose qiraje, regjistruesi i lëshon pronarit një certifikatë pronësie ose qiraje, sipas rastit, në formë të shkruar duke pasqyruar të gjitha informacionet që ndodhen në kartelën e kësaj pasurie dhe që kanë efekt mbi pasurinë e paluajtshme apo mbi kontratën e qirasë. Për çdo pasuri të paluajtshme, për çdo kontratë qiraje apo hipoteke, lëshohet vetëm një certifikatë. Certifikata e pronësisë, e qirasë apo e hipotekës është dëshmi e vlefshme për çështjet që tregohen në të, ndërsa pasuria e paluajtshme, kontrata e qirasë apo hipotekës u nënshtrohen të gjitha atyre që janë shkruar në kartelë si në rastin kur këto shënohen në certifikatë ashtu edhe kur nuk shënohen. Data e lëshimit të certifikatës së pronësisë, të qirasë apo hipotekës shënohet në kartelë.
Certifikatat e humbura ose të prishura
Në rast se një certifikatë që ka marrë çdo person i interesuar ka humbur ose është prishur, ai mund t’i kërkojë regjistruesit ku ndodhet pasuria e paluajtshme lëshimin e një certifikate të re, duke paraqitur të dhëna të mjaftueshme që regjistruesi të bindet për humbjen ose prishjen e certifikatës së mëparshme. Në rast se ai bindet lidhur me këtë fakt dhe pasi publikon një njoftim që ai e sheh të përshtatshëm, regjistruesi lëshon një certifikatë të re duke bërë shënimin përkatës në kartelë. Kur gjendet certifikata e humbur, ajo i dorëzohet regjistruesit për asgjësim.
Përcaktimi i kufijve në harta
Harta treguese e regjistrimit tregon kufijtë, sipërfaqen dhe pozicionin e përafërt të pasurisë së paluajtshme. Kur pjesëtarët në një mosmarrëveshje lidhur me pozicionin e një apo disa kufijve arrijnë ta zgjidhin mosmarrëveshjen, regjistruesi bën korrigjimet në hartën treguese dhe në kartelat e duhura në përputhje me marrëveshjen e arritur dhe arkivon marrëveshjen e firmosur nga palët pjesëmarrëse në konflikt. Kur lind ndonjë paqartësi ose mosmarrëveshje lidhur me pozicionin e ndonjë kufiri dhe pjesëtarët në këtë konflikt nuk arrijnë marrëveshje lidhur me këtë, regjistruesi i udhëzon ato që ta paraqesin çështjen në gjykatën kompetente brenda 15 ditëve dhe bën një shënim në kartelë. Në qoftë se brenda këtij afati çështja nuk është dërguar në gjykatë, atëherë regjistruesi bën shënimin përkatës. Çdo pronar i një pasurie të paluajtshme është i detyruar të mbajë në gjendje të mirë çdo shenjë që ndan kufijtë e tij. Regjistruesi vendos për përcaktimin e vijave ndarëse të qëndrueshme të çdo kufiri brenda një kohe të caktuar dhe sipas mënyrës që mund të udhëzojë ai. Regjistruesi vendos se cili prej pronarëve fqinjë ka përgjegjësinë për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e çdo shenje që ndan një kufi të zakonshëm dhe ai që urdhërohet për këtë duhet të mbajë përgjegjësi. Brenda 30 ditëve, pronarët kanë të drejtë të ankohen në organet gjyqësore kundër urdhrit të regjistruesit. Nëse nuk ushtrohet kjo e drejtë brenda këtij afati, urdhri prezumohet i pranuar.
21 Shkurt 2009