Pallatet pa hipoteke, si do te behet administrimi i banesave te paregjistruara
Shtëpitë me kosto të lirë, në periferitë e qyteteve
Ervin KOÇI
Të gjitha familjet që aktualisht jetojnë në banesat e ish-pronarëve, me një vendim të posaçëm të qeverisë, duhet të nisin lirimin e tyre. Këto familje, numri i të cilave shkon në 3257, në bazë të ligjit të ri, do të konsiderohen si të pastreha sapo të braktisin shtëpitë në të cilat kanë jetuar deri tani me qira. Ligji i ri u krijon mundësinë këtyre familjeve që të regjistrohen në listën e gjatë të të pastrehëve, nga ku duhet të presin që të blejnë shtëpi me kosto të lirë, që do t’u mundësohet pas dhënies së kredisë nga bankat private, ndërmjetës i të cilave do të jetë shteti. Këto familje, pasi të kenë marrë kreditë, duhet të paguajnë si principal të saj një shumë që do të varijojë nga 2.5 deri në 3 milionë lekë, në një kohë që interesin e kredisë duhet ta paguajë shteti. Qeveria synon që t’i strehojë në periferitë e qyteteve këto familje nëpërmjet blerjes në treg të apartamenteve përmes kredive, interesat e të cilave do të mbulohen nga buxheti i shtetit.
Bëhet fjalë për banesa të privatizuara që janë hedhur në treg, si dhe për sipërfaqe banimi të kontrolluara, që nuk kalojnë më shumë se 80 m2. Emrat e familjeve i dërgohen bankës nga bashkitë, të cilat informohen paraprakisht nga banka mbi kushtet që duhet të plotësojë familja për të shlyer kredinë. Në këtë rast banka hyn në marrëveshje direkt me individin. Kjo skemë parashikon që banka krediton familjen që më pas blen banesën, e hipotekon atë për llogari të bankës, ndërsa shteti subvencionon interesat. Nëse një familje merr një sipërfaqe rreth 80 m2 me një vlerë prej afro 4 milionë lekësh, në bazë të kësaj skeme ajo duhet të paguajë rreth 23 mijë lekë në muaj kredi. Duke marrë si kusht minimal që një familjeje me 4 persona t’i ngelen për shpenzime pas pagesës së kredisë rreth 40 mijë lekë, në këtë skemë futen ato familje që kanë të ardhura mujore deri në 65 mijë lekë në muaj. Qeveria pretendon që t’i blejë banesat sociale nga tregu i lirë duke marrë për këtë kredi për këto familje në bankat private. Gazeta “Albania” boton për këtë numër rregullat dhe kriteret e sakta se si mund të përfitohet një banesë sociale me kredi ose qira nga shteti dhe se ku do të jepen ato. Për banesat që do të blihen do të aplikohet një çmim tavan i përcaktuar si niveli minimal i çmimeve të tregut të shitjes së banesave.
Ndërtimi nga EKB
Në skemën e dytë banka nuk financon individët, por Entin Kombëtar të Banesave për ndërtim banesash. Familjarët nuk i përfitojnë banesat nga banka, por nga EKB. Me anë të kësaj skeme parashikohet lidhje e marrëveshjes së kredisë mes EKB-së dhe bankës, realizimi i tenderit dhe fillimi i ndërtimit si dhe përzgjedhja e familjeve nga bashkitë mbi bazën e kritereve ligjore, vlerën reale të investimit për një apartament, si dhe pagesën mujore të kredisë së subvencionuar. Pas kësaj bëhet lidhja e kontratave paraprake midis familjeve dhe EKB-ja për pagesën e diferencës së kredisë plus vlerë banese, e cila mund të bëhet me këste ndaj EKB-së, bëhet mbyllja e ndërtimeve dhe regjistrimi i pronësisë për EKB-në dhe më pas bëhet kalimi i pronësisë dhe lidhja e kontratave me familjet.
Kostoja e ndërtimit
Për ndërtimin e banesave nga Enti Kombëtar i Banesave projekti parashikon që kostoja e një apartamenti të jetë deri në 2.5 milionë lekë, ku është futura edhe vlera e tokës në rreth 220 euro m2. Në këtë rast vlera e subvencionit nga shteti zvogëlohet me rreth 35 për qind krahasuar me skemën e parë. Duke u bazuar në faktin se shpenzimet për pagesën e borxhit të kredisë për një familje nuk duhet të jetë më e lartë se 30-33 për qind, nga kjo skemë mund të përfitojnë familje me një nivel të ardhurash nga 43-55 mijë lekë në muaj. Ekspertët gjykojnë se kjo skemë, nëse ndryshohet vetëm afati i maturimit të kredisë duke u shtrirë nga 15 deri në 25 vjet, bëhet më e përballueshme pa nevojën e subvencionimit të shtetit.
Procesi
Vetëm 1000 nga rreth 6000 mijë familje të pastreha, që numërohen në shkallë vendi të regjistruar zyrtarisht pranë zyrave të pushtetit lokal, në rastin më të mirë do të kenë shansin që këtë vit të “fusin kokën” në banesat sociale. Sipas një projekti të riformuluar në MPPTT, që përbën edhe një program pilot për të pastrehët, po synohet të sigurohet ndërtimi i rreth 1000 apartamenteve për tua dhënë më pas këtyre të fundit me qira të ulët ose shitur me kusht që ata të paguajnë principalin. Ndërtimi ose blerja në rastin më të mirë e këtyre 1000 apartamenteve, i cili synon të lehtësojë problemet e strehimit do të zbatohet kryesisht në qytetet e Tiranës, Durrësit, Vlorës, Shkodrës, Korçës etj. Në këto qytete është edhe fluksi më i madh i lëvizjes së popullatës nga periferitë drejt qendrave urbane, si dhe numri më i madh i të pastrehëve. Për vitin 2009 parashikohet dhe transferimi i pronësisë së tyre drejt organeve të qeverisjes vendore. Pushteti lokal pasi të marrë përgjegjësit e administrimit të banesave sociale do të përcaktojnë edhe masën e qerasë, si dhe do të nënshkruajnë kontratat e para në rastet e shitjeve.
Mundësia për të blerë
Çdo familje e pastrehë, e cila plotëson kushtet ligjore për të përfituar nga programi i banesave me kosto të ulët, do të ketë dy alternativa nëpërmjet të cilave mund të blejë një shtëpi me kredi të lehtësuar. Por problemi për të dyja skemat e përpunuara nga MPPTT-ja, ku njëra parashikon blerjet e drejtpërdrejta në treg të banesave dhe tjetra në ndërtimin e banesave mbetet kushti i bankave ku të kredituarit duhet të paguajnë 30 për qind të vlerës së banesës. Duke pasur parasysh se familjet e pastreha ose nën normat e strehimit nuk disponojnë shuma të tilla, kjo përbën edhe pengesën kryesore në lëvrimin e kredive. Llogaritjet për të dyja skemat janë bërë nga Ministria duke pasur parasysh që familjet të paguajnë vetëm 20 për qind të vlerës. Për kapërcimin e këtij handikapi ka jo pak probleme, sepse kufiri i financimit të banesave nga bankat deri në masën 70 për qind është vendosur nga Banka e Shqipërisë.
Kush përfiton një banesë me qira, kriteret dhe dokumentet
Të parët që pritet të përfitojnë nga këto 1000 apartamente, do të jenë individët ose familjet që nuk kanë përfituar nga privatizimi i banesave në vitin 1992; gratë e veja ose të divorcuara; familjet njëprindërore, që kanë në ngarkim fëmijë; të moshuar që kanë mbushur moshën e pensionit dhe që nuk përzgjidhen për t'u strehuar në azil; individët me aftësi të kufizuar si paraplegjikë e tetraplegjikë; familjet me shumë fëmijë; çiftet e reja me moshë totale deri në 55 vjeç; individët me statusin e jetimit deri në moshën 30 vjeç.
Familjet që do të klasifikohen për të përfituar nga banesat me qira të ulët do të miratohen me vendim të këshillave bashkiakë. Familjet që do të përfitojnë do të jenë ato që nuk kanë në pronësi një banesë; zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit të përcaktuara për atë kategori sociale dhe ekonomike, ku bëjnë pjesë këto familje ose kanë mbetur të pastreha, si rezultat i fatkeqësive natyrore. Nga këto kategori do të përfitojnë banesa me qira të ulët vetëm ato familje që kanë të ardhura të pamjaftueshme. Familjet që do të përfitojnë nga banesat me qira të ulët do të paguajnë si qira jo më shumë se 25 për qind të të ardhurave mujore. Të përzgjedhurit duhet të dorëzojnë një dosje të plotë me dokumente pranë minibashkive. Dosje do të përmbajë që nga certifikatat personale të aplikuesit, ajo e trungut familjar, vërtetimin për vendbanimin, për të ardhurat neto të familjes, dokumentacionin përkatës për punën që kryen aplikanti dhe të gjithë anëtarët e tjerë të familjes, si dhe gjithçka tjetër që vërteton statusin dhe gjendjen ku banon i interesuari. Kufiri minimal i të ardhurave të familjes do të llogaritet mbi bazën e një formule ku përfshihet kostoja e banesës, e cila përafërsisht përllogaritet në shumën 2.5 milionë lekë dhe të të ardhurave minimale të familjes në shumën 17.000 lekë, e cila në këtë rast përfiton subvencionim të qirasë. Kufiri maksimal i pagës për të pastrehët që përfitojnë nga banesat me qira të ulët dhe që subvencionohen nga shteti përllogaritet në rreth 35.000- 40.000 lekë në muaj.
Dokumentet që nevojiten për të përfituar banesë sociale me qira
1. Certifikatat
Duhet certifikata e lindjes së personit që kërkon strehim dhe certifikata e përbërjes familjare. Këto shoqërohen me dokumentacionin nga organet tatimore dhe sigurimet shoqërore për derdhjen e kontributeve, kur njëri nga anëtarët është i vetëpunësuar.
2. Vërtetimet
a) Vërtetim për të ardhurat neto të familjes.
b) Vërtetim nga Zyra e Ndihmës Ekonomike nga njësia bashkiake, nëse përfitojnë nga programi i ndihmës ekonomike.
c) Vërtetim nga zyrat e punës për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë.
d) Vërtetim nga sigurimet shoqërore për personat në pension.
3. Hipoteka
Duhet vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, nëse familja ka në pronësi banesë a mjedis që të përdoret si i tillë; për sip. e pronës që zotëron familja, kur banesa është me sip. nën normat në fuqi të strehimit; vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme e vendit të origjinës, se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret për strehim për familjet që kanë ndryshuar vendbanim.
4. Celebrimi
Dokumenti zyrtar i celebrimit dhe certifikatat personale, për efekt të llogaritjes së moshës për çiftet e reja. Ligji parashikon në kriteret e përfituesve edhe çiftet e reja me moshë deri në 55 vjeç në total.
5. Gjendja civile
Duhet dokumenti ku provohet se kryefamiljari është grua e ve ose e divorcuar, si dhe familje me shumë fëmijë.
Familjet që përfitojnë bonuse nga pushteti lokal
1. Familjet e pastreha nga fatkeqësitë natyrore
2. Familjet që banojnë në kushte të vështira higjieno-sanitare.
3. Familjet shtëpitë e të cilave janë në rrezik shembjeje.
4. Familjet që jetojnë me ndihmë ekonomike.
5. Jetimët e papunë.
6. Prindërit e fëmijëve të lindur trinjakë e më shumë.
21 Shkurt 2009