Hipoteka. Udhëzimi, pasuritë pa sipërfaqe do t’i nënshtrohen regjistrimit fillestar
ǒndodh kur prona i përket shtetit, individit apo ka më shumë se dy pronarë. Dokumentet që duhen për të kryer regjistrimin e plotë për secilin rast
Laureta Rryçi
Tiranë – Për pasuritë që nuk kanë të përcaktuara sipërfaqet është vendosur që t’i nënshtrohen regjistrimit fillestar. Sipas udhëzimit të lëshuar për të gjitha zyrat vendore të regjistrimit janë përcaktuar procedura të reja që do të ndiqen për të gjithë këto pasuri të paluajtshme në rastet kur prona është e shtetit, e individit, apo u përket më shumë se dy pronarëve. Gazeta “Albania” sjell në numrin e sotëm procedurën e plotë që do të ndiqet. Sipas këtij udhëzimi, individët, familjet, personat juridikë, privatë ose shtetërorë, që zotërojnë dokumente, me të cilat provojnë pronësinë mbi një pasuri të paluajtshme dhe kufijtë e saj, por nuk kanë të përcaktuar sipërfaqen e pasurisë, për regjistrimin e saj, ku për zonën kadastrale në të cilën ndodhet pasuria nuk ka përfunduar regjistrimi fillestar i pasurive, duhet t’i paraqesin regjistruesit një kërkesë për regjistrim fillestar pronësie.
Procedura
Për pasuritë e paluajtshme që nuk e kanë të përcaktuar sipërfaqen në dokumentet ligjore të pronësisë, të cilat ndodhen në zona kadastrale, për të cilat regjistrimi sistematik i pasurive do të përfundojë pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, regjistrimi në një kartelë dhe hartë treguese regjistrimi, në emër të pronarit, do të bëhet vetëm pasi të zhvillohet procedura e regjistrimit. Pasuritë e paluajtshme, për të cilat, në çastin hyrjes në fuqi të këtij vendimi nuk rezulton të jetë marrë vendim nga regjistruesi për përcaktimin e sipërfaqes, edhe pse janë paraqitur deklaratat noteriale të kufitarëve, kur këto pasuri ndodhen të pozicionuara, gjeografikisht, në zona kadastrale për të cilat ka përfunduar regjistrimi fillestar i pasurive, gjatë të cilit sipërfaqja dhe pozicioni gjeografik i tyre është përcaktuar nga matjet në terren dhe pasuritë janë regjistruar në një kartelë dhe hartë treguese regjistrimi në emër të pronarit, do të vlerësohen se e kanë të përcaktuar sipërfaqen, pa qenë e nevojshme të zhvillohet procedurë regjistrimi fillestar, me kusht që gjatë periudhës së afishimit publik të mos ketë asnjë pretendim të pazgjidhur për pozicionimin e pasurisë, kufijtë dhe sipërfaqen.
Dokumentet
Pronësinë dhe kufijtë e pasurisë së paluajtshme që kërkon të regjistrojë kërkuesi, duhet ta provojë me dokumentet e pronësisë. Çdo subjekt, i cili zotëron aktin e fitimit të pronësisë për pasuri të cilat nuk kanë të përcaktuar sipërfaqen, për pozicion gjeografik dhe sipërfaqja e tyre është përcaktuar gjatë regjistrimit sistematik të pasurive të zonës kadastrale ku ndodhet kjo pasuri, për regjistrimin e pasurisë në pronësi të tij, kur gjatë regjistrimit fillestar pasuria është
regjistruar me pronar “të pavërtetuar”, duhet të paraqesë në zyrën e regjistrimit edhe këto dokumente: aktin e fitimit të pronësisë; një plan-vendosje apo genplan të pasurisë; deklaratat noteriale të pronarëve të pasurive kufitare. Kërkesa për regjistrim fillestar pronësie, në rastin kur kërkuesi zotëron dokumente pronësie për truallin ose për truallin dhe objektin mbi këtë truall, duhet të shoqërohet me dokumentet e
mëposhtme: dokumentin (aktin e fitimit të pronësisë), të regjistruar ose të paregjistruar në regjistrin hipotekor; deklaratat noteriale të pronarëve të pasurive kufitare, që vërtetojnë përmbajtjen e kërkesës për pronësinë dhe kufijtë e pasurisë, që pretendohet nga kërkuesi; plan-vendosjen/genplanin e pasurisë (i njëjtë me atë, që i bashkëlidhet deklaratave
noteriale apo konfirmimeve të entit shtetëror); dokumentacion nga arkivi teknik i ndërtimit, që pasqyron hartografisht gjendjen e
pasurisë, që pretendohet; mandatpagesën e shpenzimeve të regjistrimit (tarifa, taksa, shpenzime të tjera, nëse ka
të tilla).
Box
Rastet kur është pronë shtetërore
Kur në kufi të pronës për të cilën është paraqitur kërkesë regjistrimi, janë prona shtetërore, si rrugë, rrugica, sheshe publike, lulishte, ndërtesa publike etj., deklarata
noteriale zëvendësohet nga konfirmimi zyrtar, i dhënë nga bashkia/njësia bashkiake apo komuna përkatëse, e cila është pronare apo administron pronën shtetërore, pavarësisht faktit nëse bashkia apo komuna është e regjistruar si pronare apo administratore e pasurisë në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Në rastin kur pasuritë publike, kufitare me pasurinë për të cilën është paraqitur kërkesë për regjistrim, janë të regjistruara në Zyrën e Regjistrimit, në emër të një enti tjetër shtetëror, të ndryshëm nga bashkia apo komuna, konfirmimi duhet të bëhet nga titullari apo personi i autorizuar nga ky ent.
Rastet kur prona i përket individit ose shoqërisë private
Kur në kufi të pronës janë prona të individëve, persona, fizikë apo juridikë, privatë a shtetërorë, të cilët nuk e kanë të regjistruar pasurinë në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, deklarata noteriale e pronarit kufitar do të zëvendësohet nga një deklaratë noteriale, e bërë nga këta persona, në cilësinë e poseduesit të pasurive kufitare. Në këtë
rast, përveç deklaratës noteriale të poseduesit të pasurisë kufitare, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme më poshtë (ZRPP) procedon edhe me shpalljen e genplanit apo të
plan-vendosjes së pasurisë, sipas procedurës së parashikuar në këtë vendim.
Deklarata noteriale, ç’ndodh kur nuk merret në kohë
Kërkuesi nënshkruan një deklaratë pranë ZRPP-së, me të cilën vërteton, në përgjegjësinë e vet, se nuk ka mundur, për arsye objektive, të sigurojë deklaratën noteriale të pronarit apo të pronarëve kufitarë me pasurinë, që kërkon të regjistrojë, si dhe natyrën e pamundësisë objektive. Në rast se pronari kufitar, brenda afatit prej 45 ditësh, paraqet në ZRPP ankesë apo pretendim të argumentuar e të mbështetur në dokumente ligjore për kufijtë e pasurisë për të cilën kërkohet të bëhet regjistrimi, regjistruesi refuzon regjistrimin. Në rast se nga pronari kufitar nuk paraqitet në ZRPP brenda afatit prej 45 ditësh, ankesë apo pretendim për kufijtë e pasurisë për të cilën kërkohet të bëhet regjistrimi, regjistruesi, brenda 5 ditëve pune nga data e përfundimit të afatit të mësipërm, harton, në dy kopje, një procesverbal, i cili përmban një përshkrim të procedurave të kryera. Një kopje e procesverbalit depozitohet në arkivin e ZRPP-së, ndërsa kopja tjetër administrohet në dosjen e kërkuesit të regjistrimit të pronës.
Kur prona kufitare ka më shumë se dy pronarë
Kur pronën kufitare e kanë në pronësi dy a më shumë bashkëpronarë, kërkuesi paraqet deklaratat noteriale të bashkëpronarëve, për të cilët është e mundur marrja e
deklaratës noteriale. Për bashkëpronarët e tjerë, për të cilët nuk është e mundur objektivisht marrja e deklaratës noteriale, zbatohen procedurat e mëposhtme. Në rast se kërkuesi zotëron dokumente pronësie, vetëm për objektin (ndërtesë), i cili nuk e ka të përcaktuar sipërfaqen, regjistruesi procedon me regjistrim vetëm të objektit, pavarësisht se kufijtë e përmendur në
dokumentin e pronësisë së objektit mund t’i referohen sipërfaqes, mbi të cilën është ndërtuar ky objekt. Në këtë rast, kërkesës për regjistrim fillestar të objektit, kërkuesi duhet t’i bashkëlidhë:
plan-vendosjen/genplanin e truallit mbi të cilin ndodhet objekti, sipas kufizimeve që tregon dokumenti i pronësisë së objektit; plan-vendosjen/genplanin, i cili tregon pozicionin gjeografik të pasurisë (objektin), për të cilën është paraqitur kërkesa; deklaratat noteriale të kufitarëve.
24 Shkurt 2009