E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vullnetarët e PS-së, trajnime nga ekspertë të huaj



Partia Socialiste ka thirrur për ndihmë këshilltarë të huaj për ngritjen dhe funksionimin e Rrjetit të saj të Vullnetarëve. Mësohet se përpara ngritjes së kësaj strukture, katër këshilltarë të huaj, përkatësisht nga Hollanda, Austria dhe Gjermania, kanë zhvilluar trajnime me koordinatorët, pjesëtarët aktivë dhe drejtuesit e Rrjetit të Vullnetarëve. Trajnimet janë zhvilluar në qytetin e Durrësit dhe atë të Fierit, ku pjesëtarët e Rrjetit të Vullnetarëve kanë marrë udhëzime dhe leksione të vlefshme nga trajnuesit ndërkombëtarë. Të paktën prej një muaji, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka nisur një tur paraelektoral në të gjitha qytetet e vendit me Rrjetin e Vullnetarëve të Partisë Socialiste. Interesant është fakti se gjatë këtyre takimeve, Rama ka shpalosur premtimet kryesore, në rast të fitores së zgjedhjeve të 28 qershorit nga koalicioni i Partisë Socialiste. Premtimet kryesore të Ramës kanë qenë të lidhura me sektorët e bujqësisë, arsimit dhe punësimit, të cilat ai i ka paraqitur gjatë takimeve me Rrjetin e Vullnetarëve të Partisë Socialiste.

24 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›