Rama në Peshkopi premton luftë kundër analfabetizmit
Kreu i Partisë Socialiste, në takimin me Rrjetin e Vullnetarëve, premton zhdukjen e fenomenit mesjetar
Shaban Sulçe
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, premton luftë kundër fenomenit të analfabetizmit. Këtë premtim, kryesocialisti Rama e ka bërë gjatë takimit të zhvilluar në qytetin e Peshkopisë me Rrjetin e Vullnetarëve të Partisë Socialiste. Në këtë takim, kreu i PS-së, Edi Rama, ka qenë i shoqëruar nga deputeti socialist i zonës Sadri Abazi dhe zëdhënësja e Kryesisë së Partisë Socialiste Mimi Kodheli. Rama ka theksuar se është e turpshme që në shek. XXI, në një vend europian si Shqipëria, të ekzistojë ende analfabetizmi. Kreu i PS-së tha se në rast të fitores së 28 qershorit, qeverisja e ardhshme socialiste do të ketë prioritet përmirësimin e të gjithë sistemit arsimor.
Arsimi
Gjatë fjalës së tij në këtë takim, Rama ka theksuar se ka ardhur koha për të sjellë rezultate reale në qeverisjen e vendit. Ai është ndalur në çështjen e arsimit, ku ka drejtuar gishtin në plagën e analfabetizmit, një fenomen që është shtrirë masivisht në zonat e thella të vendit. "Nuk mund të ketë një Shqipëri që shkon në shkollë dhe një Shqipëri që s'di shkrim e këndim në shek. XXI në mes të Europës, kur për faqen e zezë të politikës së vjetër të politikanëve është ringjallur dhe po përhapet analfabetizmi. Qeveria jonë e bashkimit të ri të qytetarëve, që do fitojë më 28 qershor, do të jetë qeveria e parë e këtij vendi që do t'i shohë e do t'i trajtojë fëmijët e qytetit dhe të fshatit në të gjithë territorin e Shqipërisë si fëmijë të barabartë të Republikës së Shqipërisë. Problemi ynë është për të mos e lënë Shqipërinë, për të mos e lënë gjeneratën e re që Sali Berisha ta zhysë më keq në papunësi, korrupsion e varfëri"”, - tha Rama, gjatë fjalës së tij, në takimin me Rrjetin e Vullnetarëve të Partisë Socialiste të zhvilluar në qytetin e Peshkopisë.
Bashkimi
Duke vijuar më tej në fjalën e tij, Rama tha se socialistëve nuk u interesojnë pazaret midis kryetarëve të partive, por bashkimi i ri i qytetarëve. Kreu i PS-së tha se vetëm me anë të këtij bashkimi do të mundësohet largimi i qeverisjes së korruptuar të kryeministrit Berisha dhe do të sigurohet ndryshimi i shumëpritur për shqiptarët. “Janë pazaret e zanatçinjve të vjetër që e kanë lënë vendin prej 18 vjetësh në këtë gjendje. Unë jam i vendosur për të ndryshuar vetë politikën dhe mënyrën e të bërit politikë, pasi qeveria duhet të jetë e qytetarëve dhe jo e shumatores së kryetarëve. Loja e vjetër e interesave personale, duke i përçarë dhe sunduar njerëzit, i ka ndihmuar politikanët të shkojnë shpesh herë aty ku kanë dashur të mbërrijnë. Por, e ka penguar 18 vjet me radhë Shqipërinë të mbërrijë aty ku të gjithë ne kemi dashur.
Një fitore falë mënyrës së vjetër të të marrurit vesh mes zanatçinjsh të pazarit të vjetër politik juve nuk ju duhet. As mua nuk më intereson. Një bashkim kryetarësh për të ndarë poste për politikanët dhe për të lënë pa zgjidhur njësoj si 18 vjet me radhë hallet për njerëzit dhe për familjet shqiptare, juve nuk ju duhet. Por as mua nuk më intereson. Një qeveri që ndërron qime po jo zakon, juve nuk ju duhet. Por as mua nuk më intereson. Sepse janë pasojat që sjell ky lloj pazari, ky lloj bashkimi, kjo lloj qeverie, janë po ata që shihni prej 18 vitesh dhe i ndjeni në kurrizin tuaj. Qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit do të bëjë për fshatin, arsimin dhe punësimin më shumë se ç'kanë bërë qeveritë e 18 viteve të marra së bashku”, - tha kreu i PS-së, Edi Rama.
24 Shkurt 2009