E Hënë, 2 Nëntor 2026

Hipoteka, dokumentet për kalim pronësie kur shitet, dhurohet ose këmbehet

Procedura për regjistrimin e shtëpive, truallit, garazheve, ballkoneve etj. Taksat dhe tarifa e shërbimit për secilin rast që aplikohet në ZRPP

Laureta Rryçi

Për të bërë një kalim pronësie në Hipotekë ndiqen procedura të ndryshme. Burime zyrtare pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme shpjeguan dje se kjo ndodh për shkak të kërkesave që vijnë nga shitja e pronës, dhurimi, heqja dorë, këmbimi dhe regjistrimi. Kur kemi të bëjmë me rastin e shitjes së truallit, apo të ndërtesës janë përcaktuar dokumente të ndryshme duke kërkuar një dosje më të plotë të dokumentet që në këtë rast merren nga të dyja palët. Për rastet kur prona dhurohet duhen më pak dokumente. Për secilin shërbim qytetarët duhet të paguajnë tarifë për shërbimin, taksën dhe gjobën në rastet kur ka vonesa në procedura. Po kështu, për këto shërbime janë përcaktuar ditët sa mund të zgjasë ky lloj shërbimi si dhe ditët sa kohë duhet të dorëzohen të gjitha dokumentet. Në numrin e sotëm gazeta “Albania” u vjen në ndihmë të gjithë qytetarëve me procedurën që duhet të ndjekin për të kryer kalimin e pronës sipas të gjitha rregullave ligjore.
Dokumentet
Specialistët që merren me regjistrimin e pronave punojnë në bazë të kodeve që u kanë vënë dokumenteve. Për secilin dokument që duhet në varësi të shërbimit që kryhet është përcaktuar edhe kodi shoqërues. Sipas rregullores që zbatohet për kalimin e pronësisë, në rastet kur kemi shitje paraqiten zakonisht shtatë raste të ndryshme. Ka raste kur bëhet fjalë për tokë bujqësore, truall apo edhe ndërtesë. Ndërsa kur kemi të bëjmë me dhurim të pasurisë, janë vetëm dy raste, dhurim tokë bujqësore, ose dhurim trualli ose ndërtese. Më pas, për kalimin e pronësisë janë edhe rastet e këmbimit, heqjes dorë nga pasuria si dhe regjistrimit kur ke një vendim të formës së prerë të gjykatës.
Tarifat
Në Hipotekë, për të kryer një shërbim të caktuar, qytetarët duhet të paguajnë tarifën e shërbimit, taksën, gjobën për vonesën. Ndërkohë, rregulla të tjera për t’u respektuar janë edhe afati ligjor për të paraqitur të gjithë dokumentacionin e nevojshëm si dhe afati që zgjat për shqyrtimin e kërkesës për kalim pronësie.

Shitje tokë bujqësore nga personi fizik

Tarifa: 1500 lekë
Taksa e shërbimit: 300 lekë
Gjoba për vonesën: 150 lekë
Afati ligjor për paraqitje në ZVRPP: 30 ditë
Afati maksimal i procedurës: 5 ditë

Shitje toke bujqësore nga person juridik

Tarifa: 1500 lekë
Taksa e shërbimit: 300 lekë
Gjoba për vonesën: 150 lekë
Afati ligjor për paraqitje në ZVRPP: 30 ditë
Afati maksimal i procedurës: 5 ditë

Shitje trualli dheose ndërtesa nga person fizik
Tarifa: 1500 lekë
Taksa e shërbimit: 300 lekë
Gjoba për vonesën: 150 lekë
Afati ligjor për paraqitje në ZVRPP: 30 ditë
Afati maksimal i procedurës: 5 ditë

Shitje trualli ose truall + godinë nga person juridik
Tarifa: 1500 lekë
Taksa e shërbimit: 300 lekë
Gjoba për vonesën: 150 lekë
Afati ligjor për paraqitje në ZVRPP: 30 ditë
Afati maksimal i procedurës: 5 ditë

Shitje ndërtesë banimi (apartament etj.)nga person juridik (kompleks ndërtimi)
Tarifa: 1500 lekë
Taksa e shërbimit: 300 lekë
Gjoba për vonesën: 150 lekë
Afati ligjor për paraqitje në ZVRPP: 30 ditë
Afati maksimal i procedurës: 5 ditë

Shitje ndërtese për tregti e shërbime nga person juridik (Kompleks Ndërtimi)
Tarifa: 1500 lekë
Taksa e shërbimit: 300 lekë
Gjoba për vonesën: 150 lekë
Afati ligjor për paraqitje në ZVRPP: 30 ditë
Afati maksimal i procedurës: 5 ditë

Shitje ndërtesa të tjera (ballkon, garazhe, verandë) nga person juridik (Kompleks ndërtimi)
Tarifa: 1500 lekë
Taksa e shërbimit: 300 lekë
Gjoba për vonesën: 150 lekë
Afati ligjor për paraqitje në ZVRPP: 30 ditë
Afati maksimal i procedurës: 5 ditë

Dhurim tokë bujqësore
Tarifa: 1500 lekë
Taksa e shërbimit: 300 lekë
Gjoba për vonesën: 150 lekë
Afati ligjor për paraqitje në ZVRPP: 30 ditë
Afati maksimal i procedurës: 5 ditë

Dhurim trualli dheose ndërtesë
Tarifa: 1500 lekë
Taksa e shërbimit: 300 lekë
Gjoba për vonesën: 150 lekë
Afati ligjor për paraqitje në ZVRPP: 30 ditë
Afati maksimal i procedurës: 5 ditë

Heqje dorë nga pronësia tokë bujqësore
Tarifa: 200 lekë
Taksa e shërbimit: 100 lekë
Gjoba për vonesën: 20 lekë
Afati ligjor për paraqitje në ZVRPP: 30 ditë
Afati maksimal i procedurës: 8 ditë

Heqje dorë nga pronësia trualli dheose ndërtesë
Tarifa: 200 lekë
Taksa e shërbimit: 100 lekë
Gjoba për vonesën: 20 lekë
Afati ligjor për paraqitje në ZVRPP: 30 ditë
Afati maksimal i procedurës: 8 ditë

Heqje dorë nga trashëgimia
Tarifa: 200 lekë
Taksa e shërbimit: 300 lekë
Gjoba për vonesën: 20 lekë
Afati ligjor për paraqitje në ZVRPP: 30 ditë
Afati maksimal i procedurës: 5 ditë

Këmbim trualli dheose ndërtesë
Tarifa: 1500 lekë
Taksa e shërbimit: 300 lekë
Gjoba për vonesën: 150 lekë
Afati ligjor për paraqitje në ZVRPP: 30 ditë
Afati maksimal i procedurës: 5 ditë

Këmbim për tokë bujqësore
Tarifa: 1500 lekë
Taksa e shërbimit: 300 lekë
Gjoba për vonesën: 150 lekë
Afati ligjor për paraqitje në ZVRPP: 30 ditë
Afati maksimal i procedurës: 5 ditë

Regjistrim vendim gjykate për fitim pronësie
Tarifa: 1500 lekë
Taksa e shërbimit: 300 lekë
Gjoba për vonesën: 150 lekë
Afati ligjor për paraqitje në ZVRPP: 30 ditë
Afati maksimal i procedurës: 5 ditë

Regjistrim trashëgimie
Tarifa: 200 lekë
Taksa e shërbimit: 300 lekë
Gjoba për vonesën: 20 lekë
Afati ligjor për paraqitje në ZVRPP: 30 ditë
Afati maksimal i procedurës: 5 ditë

Regjistrim vendimi të përmbaruesit gjyqësorë
Tarifa: 1500 lekë
Taksa e shërbimit: 300 lekë
Gjoba për vonesën: 150 lekë
Afati ligjor për paraqitje në ZVRPP: 30 ditë
Afati maksimal i procedurës: 5 ditë

Për shitje toke bujqësore nga personi fizik duhen këto dokumente:

Kontratë shitje (N29)
Certifikatë pronësie (A13)
Kartela e pasurisë (A15)
Harta treguese e pasurisë (H2)
Vërtetim nga organi i njësisë vendore mbi përbërjen e familjes (A38)
Vendim gjykate për caktimin e kujdestarit të të miturve të cilët janë anëtarë të familjes bujqësore (GJ3)
Certifikatë e gjendjes familjare në momentin e kalimit të pronësisë (A10)

Shitje toke bujqësore nga person juridik duhen këto dokumente:
Kontratë shitje (N29)
Certifikatë pronësie (A13)
Kartela e pasurisë (A15)
Harta treguese e pasurisë (H2)
Vërtetim nga organi i njësisë vendore mbi përbërjen e familjes (A38)
Vendim gjykate për caktimin e kujdestarit të të miturve, të cilët janë anëtarë të familjes bujqësore (GJ3)
Certifikatë e gjendjes familjare në momentin e kalimit të pronësisë (A10)

Shitje trualli dheose ndërtesa nga person fizik duhen këto dokumente:
Kontratë shitje (N29)
Certifikatë pronësie (A13)
Kartela e pasurisë (A15)
Harta treguese e pasurisë (H2)

Shitje trualli ose truall + godinë nga person juridik (kompleks ndërtimi) duhen këto dokumente:
Kontratë shitje (N29)
Certifikatë pronësie (A13)
Kartela e pasurisë (A15)
Harta treguese e pasurisë (kopje) (H3)

Shitje ndërtesë banimi (apartament etj.) nga person juridik (kompleks ndërtimi) duhen këto dokumente:
Kontratë shitje (N29)
Certifikatë pronësie (A13)
Kartela e pasurisë (A15)
Planimetri apartamenti (H4)

Shitje ndërtese për tregti e shërbime nga person juridik (Kompleks Ndërtimi) duhen këto dokumente:
Kontratë shitje (N29)
Certifikatë pronësie (A13)
Kartela e pasurisë (A15)
Plan-nivelimi (H5)

Shitje ndërtesa të tjera (ballkon, garazhe, verandë) nga person juridik (kompleks ndërtimi) duhen këto dokumente:
Kontratë shitje (N29)
Certifikatë pronësie (A13)
Kartela e pasurisë (A15)
Plan- vendosje e miratuar nga përgjegjësi i Sektorit të urbanistikës (H6)

Dhurim tokë bujqësore duhen këto dokumente:
Kontratë dhurimi (N14)
Certifikatë pronësie (A13)
Kartela e pasurisë (A15)
Harta treguese e pasurisë (H2)
Vërtetim nga organi i njësisë vendore mbi përbërjen e familjes (A38)
Akt vlerësimi i pasurisë për efekt tatimi (A8)
Certifikatë e gjendjes familjare në momentin e kalimit të pronësisë (A10)
Vendim gjykate për caktimin e kujdestarit të të miturve të cilët janë anëtarë të familjes bujqësore (GJ3)

Dhurim trualli dheose ndërtesë duhen këto dokumente:
Kontratë dhurimi (N14)
Certifikatë pronësie (A13)
Kartela e pasurisë (A15)
Harta treguese e pasurisë (H2)
Akt vlerësimi i pasurisë për efekt tatimi (A8)

Heqje dorë nga pronësia tokë bujqësore duhen këto dokumente:
Akt noterial për heqje dorë nga pronësia (N32)
Certifikatë pronësie (A13)
Kartela e pasurisë (A15)
Akt vlerësimi i pasurisë për efekt tatimi (A8)
Harta treguese e pasurisë (H2)

Heqje dorë nga pronësia trualli dheose ndërtesë duhen këto dokumente:
Akt noterial për heqje dorë nga pronësia (N32)
Certifikatë pronësie (A13)
Kartela e pasurisë (A15)
Akt vlerësimi i pasurisë për efekt tatimi (A8)
Harta treguese e pasurisë (H2)

Heqje dorë nga trashëgimia duhen këto dokumente:
Deklaratë për heqje dorë nga pasuria (N5)
Vendim gjykate për caktimin e kujdestarit të të miturve të cilët janë anëtarë të familjes bujqësore (GJ3)

Këmbim trualli dheose ndërtesë duhen këto dokumente:
Kontratë këmbimi (N33)
Certifikatë pronësie (A13)
Kartela e pasurisë (A15)
Harta treguese e pasurisë (H2)

Këmbim për tokë bujqësore duhen këto dokumente:
Kontratë këmbimi
Certifikatë pronësie (A13)
Kartela e pasurisë (A15)
Harta treguese e pasurisë (H2)
Vërtetim nga organi i njësisë vendore mbi përbërjen e familjes (A38)
Certifikatë e gjendjes familjare në momentin e kalimit të pronësisë (A10)

Regjistrim vendim gjykate për fitim pronësie duhen këto dokumente:
Vendim gjyqësor përfundimtar i formës së prerë (GJ8)
Plan- nivelimi (H5)

Regjistrim trashëgimie duhen këto dokumente:
Vendim gjyqësor përfundimtar i formës së prerë (GJ8)
Plan- nivelimi (H5)

Regjistrim vendimi të përmbaruesit gjyqësor duhen këto dokumente:
Vendim gjyqësor për kalimin e pronës së paluajtshme në pronësi të fituesit të ankandit (GJ7)
Kartela e pasurisë (A15)
Harta treguese e pasurisë (H2)

8 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›