E Diel, 1 Nëntor 2026

Polici "50 mijë lekësh" në gjykatë

Prokuroria e Tiranës ka dërguar
në gjykatë dosjen hetimore ndaj
punonjësit të policisë Qamil
Brahja, i cili mori ryshfet 50 mijë lekë.
Çështja është dërguar më datën 6
nëntor, nën akuzën e "korrupsionit
pasiv të personit që ushtron funksione
publike". Pas dorëzimit në gjykatë,
çështja është marrë nga gjyqtari Gjin
Gjoni. Sipas akuzës, Qamil Brahja është
prangosur në zyrën e tij në Komisariatin
nr. 4, vetëm pak çaste pasi mori
20 mijë lekë, pasi "viktima" nuk e kishte
gjetur dot të gjithë shumën e
kërkuar. "Oficeri i policisë i kishte
kërkuar 50 mijë lekë të vjetra babait të
një të shoqëruari në këmbim të lirimit
të këtij të fundit. Por informacioni i
mbërritur në ‘vesh‘ të SHKB-së ka bërë
që oficeri i policisë të prangoset për
mitëmarrje", thuhet në dosjen e
prokurorisë. Sipas tyre, shërbimet e
komisariatit të policisë kanë ndaluar
një person me iniciale A.F., teksa
udhëtonte me automjetin e tij. Pas
verifikimeve të para, punonjësit e
patrullës së policisë dyshuan se automjeti
me të cilin po udhëtonte
qytetari ishte i vjedhur ndaj dhe vendosën
shoqërimin e tij dhe bllokimin
e automjetit. Në këto rrethana, kjo
çështje i kaloi seksionit kundër
vjedhjeve të automjeteve, e cila merret
me verifikimin e këtyre rasteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›