Hipoteka, dokumentet që duhen për regjistrimin e pasurisë
28 rastet që përcakton Rregullorja e Brendshme e Zyrës së Regjistrimit. Dosjet që dorëzohen për rastet kur prona është në fshat apo në qytet
Laureta Rryçi
Të regjistrosh pronën jo vetëm nuk të kushton njëlloj, por duhet të dorëzosh dokumente të ndryshme. Tarifa financiare dhe numri i dokumenteve që do të përmbajë dosja përcaktohet nga vendi ku ndodhet dhe zona që e përfshin atë. Gazeta “Albania” sjell në numrin e sotëm 28 rastet kur regjistrohet pasuria qoftë ajo truall apo ndërtesë. Rregullat e përcaktuara nga drejtuesit e Hipotekës janë për pronat që ndodhen në fshat dhe në qytet. Kryesisht më shumë dokumente janë përcaktuar për truallin që është përfituar nga ligjet e urbanistikës sipas viteve të ndryshme.
Dokumentet
Për regjistrimin e pasurisë në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme duhen gjithsej 128 dokumente. Burime pranë këtij institucioni shpjeguan dje për gazetën “Albania” se këto dokumente u duhen qytetarëve për një sërë shërbimesh që ofrohen në këtë institucion. Të njëjtat burime shpjegojnë se lista është e shoqëruar me kodin përkatës dhe institucionin ku mund të merret dokumentacioni përkatës. Për të kryer regjistrimin e pronës në Hipotekë, duhet të kesh një sërë dokumentesh. Duke qenë se procedurat kanë ndryshuar duke u përfshirë në sistemin elektronik, është shumë e rëndësishme për të gjithë ata që duan të regjistrojnë që të kenë dokumentacionin e saktë nga institucionet e duhura. Tanimë qytetarët nuk e kanë të nevojshme të qëndrojnë për orë të tëra në radhë për të kryer veprime për pronën. Sistemi më i ri u ka mundësuar atyre që ata të paraqiten vetëm dy herë për kërkesën e tyre.
Shërbimet
Për të gjitha shërbimet që kryen Zyra për Regjistrimin e Pasurive janë përcaktuar kode për shkak të sistemit të ri elektronik. Në këtë numër qytetarët do të gjejnë kodet dhe shërbimet për dokumentet që shërbejnë për regjistrimin e pasurisë truall/ ose ndërtesë të fituar në bazë të 28 proceseve ligjore që janë të parashikuar. Në këto procese përfshihen edhe tokat që janë fituar me një vendim të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave si dhe për rastet kur qytetarët kanë mundur të fitojnë një apartament falë privatizimit të ndërtesës.
Dokumentet që duhen për regjistrimin e pasurisë sipas 28 rasteve
Ndryshim kufiri
Kërkesë e të interesuarit (ND4)
Plan-rilevimi (H5)
Deklaratë noteriale e kufitarëve (N7)
Vërtetim i ndryshimit të kufirit i lëshuar nga autoritetet e pushtetit vendor ose nga subjekti shtetëror që e ka në administrim (A40)
Saktësim i kufijve
Kërkesë e të interesuarit (ND4)
Plan- rilevimi (H5)
Deklaratë noteriale e kufitarëve që preken nga saktësimi
Vendim gjyqësor përfundimtar i formës së prerë
Korrigjim gabimesh në kartelë
Kërkesë e të interesuarit (ND4)
Akt njoftunie (ND15)
Ndërrim i përfaqësuesit të familjes bujqësore
Kërkesë e të interesuarit (ND4)
Akt- Dhurimi i ndërtesës i përgatitur nga Komisioni i përbashkët i Bashkisë dhe Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve (N3)
Certifikatë e gjendjes familjare në momentin e kalimit të pronësisë (A10)
Kartela e Pasurisë (A15)
Ndërrimi i emrit
Akt administrativ për ndryshim emri (A41)
Vendimi gjyqësor për ndërrimin e emrit (GJ14)
Bashkim Pasurie
Kërkesë e të interesuarit (ND4)
Plan- rilevimi (H5)
Certifikatë pronësie (A13)
Kartela e pasurisë (A15)
Ndarje pasurie
Kërkesë e të interesuarit (ND4)
Plan- rilevimi (H5)
Certifikatë pronësie (A13)
Kartela e pasurisë (A15)
Pjesëtim pasurie
Kërkesë e të interesuarit (ND4)
Kontratë pjesëtimi ose vendim gjykate (N27)
Regjistrimi i pasurisë në karabina
Shkresë përcjellëse nga institucioni që ka lëshuar lejen e shfrytëzimit (A28)
Leje ndërtimi e miratuar nga KKRT (A18)
Leja për sheshin e ndërtimit e dhënë nga organi kompetent (A17)
Plan-vendosje e miratuar nga KKRT (H8)
Akt i piketimit të objektit (A6)
Akt i kolaudimit të objektit (A4)
Të ish-kooperativave bujqësore (truall dhe ose ndërtesë)
Kontratë e shitjes së objektit (N20)
Kontratë e shitjes së banesës (N19)
Plan-vendosje (H12)
Vendimi i komisionit të shpërndarjes dhe të likuidimit të pasurive të Kooperativës Bujqësore (A34)
Regjistrim i tokës bujqësore
Akti i marrjes së tokës në pronësi (A5)
Plan-vendosje (H12)
Shkresë përcjellëse nga institucioni që ka lëshuar aktin (A27)
Kur prona është fituar sipas ligjeve të urbanistikës sipas viteve - deri në vitet 1974 fshat
Planvendosje të miratuar nga Urbanistika (H11)
Leje ndërtimi e miratuar nga përgjegjësi i Seksionit të Urbanistikës (A21)
Kur prona është fituar sipas ligjeve të urbanistikës sipas viteve. Vitet 1974-1990 QytetFshat
Plan-vendosje e miratuar nga përgjegjësi i Urbanistikës dhe kryetari i Këshillit të fshatit (H7)
Leje ndërtimi e miratuar nga Kryetari i Këshillit të fshatit të bashkuar KP të qytetit (A20)
Kur prona është fituar sipas ligjeve të urbanistikës sipas viteve 1990-1993 QytetFshat
Plan-vendosje e miratuar nga përgjegjësi i Seksionit të urbanistikës (H6)

Kontratë e shitjes së truallit pas datës 01.08.1991 (N23)
Kur prona është fituar sipas ligjeve të urbanistikës sipas viteve 1995-1998 Qytet
Plan-vendosje e miratuar nga KKRT (H8)
Leje ndërtimi e miratuar nga KKRT (A18)
Akt i kolaudimit të objektit (A4)
Kontratë e shitjes së truallit midis Këshillit të rrethit dhe blerësit (N21)
Projekti (planimetri e kateve) (H15)
Kur prona është fituar sipas ligjeve të urbanistikës nga viti 1998 e në vazhdim FshatQytet
Kontratë e shitjes së truallit midis Këshillit të rrethitBashkisë dhe blerësit (N22)

Leje shfrytëzimi ose banimi të objektit (A23)
Plan-vendosje e miratuar nga KKRT (H8)
Kur prona është fituar sipas ligjeve të urbanistikës sipas viteve 1995-1998 Fshat
Plan-vendosja e miratuar nga KKRT, për tokën e miratuar nga Ministria e Bujqësisë (H9)
Leje ndërtimi e miratuar nga KKRT (A18)
Akt i kolaudimit të objektit (A4)
Projekti (planimetri e kateve) (H15)
Kur prona është fituar sipas ligjeve të urbanistikës sipas viteve 1974-1990 Qyteti
Leje ndërtimi miratuar nga përgjegjësi i Zyrës së Urbanistikës të KEKP të qytetit (A22)
Plan-vendosje e miratuar nga urbanisti i KEKP të qytetit (H13)
Pronë e fituar nga kthimi i KKKP pas vitit 2000
Akti i marrjes së tokës në pronësi (A5)
Plan-vendosje (H12)
Projekti (planimetri e kateve) (H15)
Pronë e fituar nga kthimi i KKKP para vitit 2000
Akti i marrjes së tokës në pronësi (A5)
Plan-vendosje (H12)
Apartament i fituar në bazë të privatizimit
Kontratë e shitjes së banesës (N19)
Planimetri apartamenti (H4)
Genplan apartamentit (H1)
Certifikatë familjare e 1 dhjetorit 1992
15 Nentor 2008