Bataille
20/02/2005 George Bataille kur shkroi librin “Historia e syrit” më shumë u rrek të jepte një psikanalizë, duke e nxitur autorin ta vërë veten në rrezik në romanin e tij.
Po këtë risk, tani për lexuesin shqiptar, e patën dhe dy përkthyesit Edmond Tupja dhe Alekt Çani, botuar nga “Zenit”. Në roman erotizmi nën gjuhë të paturpshme, shprehu atë që kurrë misticizmi nuk ka arritur ta shprehë: çastin e kapërcimit, gulçimin e jashtëzakonshme të ekstazës që përzien tmerrin me gëzimin ashtu si orgazma ngërthen jetën me vdekjen. Në Fjalorin e veprave, në vitin 1980, kritiku francez Robert Laffont shkruan: “Historia e syrit. Roman i shkrimtarit francez Georges Babtaille (1897-1962) botuar për herë të parë më 1928 fshehtas me pseudonimin Lord Auch. Deri ditët e sotme (1967) të gjitha botimet janë bërë tinëz dhe emri i Lord Auch-ut ka vazhduar të figurojë i vetëm në kapakun e këtij romani të shkurtër që, i rëndësishëm po aq sa Zonja Eduarda, do të duhej gjithashtu të shkëputej me dhunë nga ferri i bibliotekave.
Në pasthënien me titullin “Kujtime të turbulla”, Histori e syrit përshkruhet si ndërkalimi i disa imazheve të pashqitshme të ardhura nga fëmijëria, por, edhe pse duhet theksuar që ky libër është fryt i një psikanalize, ai duhet konsideruar jo aq një përligjje sesa vetë shenja e një domosdoshmërie-domosdoshmëri që e ka shtyrë autorin të vërë veten në rrezik në librin e tij ashtu siç bën toreadori në arenë. Është e vështirë të rrëfesh këtu tërbimi seksual që shpërthen duke nisur nga imazhe të tilla si urina, veza e syrit, të cilat kristalizojnë fantazma jo për t’i kthyer ato në pikënisje të veprës (çka ndodh vazhdimisht në letërsi), por për t’i shndërruar në subjekt të saj. Kështu, autori e përdhos fjalën sa herë që përshkruan këtë apo atë qëndrim përdhosës që mban vetë ai ose partnerja e tij, dhe libri, në vend të jetë thjesht pasqyrim i atyre teprimeve të njëpasnjëshme, bëhet vetë tërësi teprimeshtë tilla, sepse akti (seksual) dhe fjala ngatërrohen bashkë pikërisht sa herë që kapërcehen caqet. Atëhere erotizmi shpreh atë që kurrë misticizmi nuk ka arritur ta shprehë; çastin e kapërcimit, gulçimin e jashtëzakonshëm të ekstazës që përzien tmerrin me gëzimin ashtu si orgazma përzien jetën me vdekjen. Çdo skenë e librit përbën një etapë megjithëse secila përmban tërë “teprimin” e vet: kjo ndodh sepse fjalës i duhet të orvatet pareshtur të kapërcejë një hapësirë që mbyllet menjëherë prapa saj me qëllim që hapësira për t’u kapërcyer të jetë gjithmonë e “pamundur”.
Kjo zbrazëti që shtrihet para njeriut, kjo mungesë drejt së cilës turret fjala janë të ngjashme me atë çka ngjall epsh (një epsh të aftë të trondisë njëherazi trupin dhe mendjen) dhe Histori e syrit është padyshim i pari libër ku gjuha e seksit bëhet gjuha e vdekjes së Zotit, d.m.th e kapërcimit të mungesës së pafund.
Bataille shpik gjuhën e këtij teprimi dhe e “fikson” në këtë libër ku çdo lexim e bën të fillojë e të rifillojë.
Duke nisur nga kjo Histori, njeriu e di që, ndonëse pafundësia nuk është në qiell as këtu, në tokë, shija e pafundësisë është te gjesti ose te mendimi që e bëjën pluhur këtë mungesë të dyfishtë duke mos stepur para gjërave të ndalura të përcaktuara nga njohja e tyre e thjeshtë. Dhe në momentin kulmor të librit, gjatë skenës më të lemerishme dhe më të bukur, rrëfimtari sheh sesi partnerja e tij fut në vaginë syrin e shkulur të priftit që ata kanë vrarë-dhe nga thellësia e kësaj orbite tejet të ndraguar syri vështron”.