E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kuvendi i shkrimtarëve mbetet pezull

20/02/2005  E lajmëruar në dy ditë, Kuvendi i V i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë është pezulluar. Dje në orët e pasdites, kur ishte parashikuar dita e dytë e takimit asnjë nuk është qasur në derë. Cdo ka ndalur në çastin kur kryetari i Lidhjes, Limoz Dizdari la podiumin me fjalët: “Meqë ky kuvend ishte nisma ime, kështu siç u penalizova, pezulloj këtë shfaqje, të më mirëkuptoni, në konceptin tim e quaj të mbyllur seancën”. Duke lënë pas 80 delegatë të thërrur me listë nga e gjithë Shqipëria, Dizdari nuk ka njoftuar për seancën e ardhshme, dhe as ndonjë reagim nuk ka dhënë gjatë ditës së djeshme se çfarë do të bëhet me Kuvendin e pestë të Lidhjes.

Porse dhe nga shkrimtarët, qoftë antarë të Lidhjes apo jashtë saj, personalitete të letrave nuk kanë dhënë asnjë reagim me këtë që po ndodh me Lidhjen.

Prononcimi i tyre në të shumtën e rasteve ka qenë “mospërziera në punët e një OJQ-je ku nuk marrin pjesë”. Ndërsa është diskutuar mjaft shkrirja e Lidhes, dhe problemi më kryesor i saj, godina ku ushtron aktiviteti Limoz Dizdari në këtë OJQ.

Kjo siç duket pritet të bëhet pika më e fortë e debatit, ku deri tani ka pasur anashkalim dhe përfolje tavolinash pa ndonjë note të veçantë drejt Ministrisë së Kulturës apo qeverisë, për t’i dhënë fund abuzimit të një personit të vetëm duke shfrytëzuar një godinë ku sipas shkrimtarëve do mund të realizoheshin shumë projekte.

Jo më shumë se dy orë, një ditë më parë Kuvendi i V i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë është mbyllur mes sharjeve dhe grindjeve të shkrimtarëve. Krytari, Limoz Dizdari ka lënë podiumin duke deklaruar mbylljen e tij, të cilësuar si seancë të parë. Ndërsa të 80 delegatët e ftuar nga Dizdari, dhe disa të tjerë nga Zyhdi Morava kanë dalë jashtë mes rrëmujës dhe zhurmës, fyerjeve dhe sharjeve disa në adresë të kreut të Lidhjes dhe disa të tjerë pa adresë. Jashtë, pas kangjellave të Lidhjes, afro 10 policë kanë zënë vend duke u shprehur se janë lajmëruar një ditë më parë për të qenë në gadishmëri ditën e Kuvendit të Shkrimtarëve. Për më shumë se 30 minuta shkritmarë e artistë kanë qëndruar nëpër shkallët e Lidhjes pa ditur vendimin ekzakt se çfarë do të bëhej për Kongresin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›