Hipoteka, procedura të reja për ankesat e qytetarëve
Laureta Rryçi
Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka përcaktuar procedura të reja për të shqyrtuar ankesat e qytetarëve. Pas ankesave të Avokatit të Popullit, drejtuesit e ZRPP-së kanë gjykuar të përcaktojnë një formular të posaçëm që do të jetë për ankesat. Këto më pas do të shqyrtohen nga drejtuesit për të parë nëse qëndron ankesa e qytetarit. Burime nga ky institucion shpjegojnë se i njëjti formular është i vlefshëm edhe për ankesat që mund të kenë me pasuritë e paluajtshme. Qytetarët që kanë ankesa për pronën e tyre tani mund ta plotësojnë këtë formular për të mësuar më pas nëse i takon apo jo e drejta e pronës. Madje, nëse ai disponon të gjitha dokumentet që vërtetojnë pronësinë e tij, pas shqyrtimit nga drejtuesit e Hipotekës, regjistrimi i pronës kthehet në akt zyrtar. Burime pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme shpjeguan dje për gazetën “Albania” se përveç iniciativave që po ndërmarrin vetë zyrat vendore të regjistrimit të pasurive, ky formular do të ndihmojë duke dhënë indicien nga vetë qytetari. Formulari kërkon të dhëna të detajuara mbi pronën për të cilën është ngritur ankesa, si dhe dokumentet që disponohen.
Ankesat
Qytetarët ankohen se pavarësish se ligji i ka të përcaktuara afatet sipas shërbimeve, atyre u duhet të presin me vite të tëra për të përfunduar të plotë regjistrimin e pasurive të paluajtshme. Në zyrën e Avokatit të Popullit ankesat më së shumti kanë mbërritur për zyrën e Hipotekës së Tiranës. Rastet bënin fjalë për një qytetar që prej shtatë vitesh po vuante kalvarin e pritjes në Hipotekë për të regjistruar pronën. Përballë neglizhencës së specialistëve dhe pasi kishte dorëzuar tri herë rresht të njëjtën kërkesë, qytetari ishte detyruar të bënte edhe denoncim në prokurori për abuzim me detyrën ndaj specialistëve të regjistrimit. Së fundi ai i ishte drejtuar Avokatit të Popullit duke i kërkuar ndihmën e tij për të vënë në lëvizje Zyrën Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, si dhe të informonte ministrin e Drejtësisë, Bujar Nishani.
Vendimet
Për ankesat që kanë si objekt çështjen e pronës, kryeregjistruesi ka dhënë vendimin për disa prej tyre. Kryesisht këto ankesa kanë të bëjnë me mbivendosjet, por ka dhe kërkesa nga rrethet për çështje të tjera që kanë lidhje me pronën. Pak kohë më parë, kreu i Zyrës Qendrore të Pasurive të Paluajtshme, Arben Qirjako, dha alarmin se me regjistrimin e pronave ishte abuzuar duke krijuar kështu dhjetëra mbivendosje. Sipas këtij urdhri, në të gjitha rastet ku figuron se pasuria e fituar me Akt të Marrjes së Tokës në Pronësi figuron e regjistruar në regjistrat e zyrës së regjistrimit mbi bazën e dublikatës, do të pezullohet deri në verifikimin nga ana e regjistruesit për përputhshmërinë e aktit me të cilin është bërë regjistrimi. Kjo përputhshmëri përfshinte Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi të së njëjtës familje bujqësore, nëse ndodhej në zyrën e regjistrimit, si dhe të dhënat që tregonin dokumentet e tjera mbi bazën e të cilave ishte lëshuar ky akt.
FORMULAR TIP
K Ë R K E S Ë
Për fshirjen e regjistrimit/ve të pasurisë/ve së paluajtshme të kryera në kundërshtim me ligjin
DREJTUAR: ZYRËS VENDORE TË REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME
____________ ____________
A. KËRKUESI: 1. PERSON FIZIK Emri ________________ Atësia ____________
Mbiemri _________________
Lloji i dok. Identifikimit _____________ Nr ___________ Datë _______________
2. PERSON JURIDIK Emri ______________ Nr i vend. gjyk. /Nr. Certifikate regjistrimi nga
QKR___________ Data e Regjistrimit__________ Rrethi _______________
Përfaqësuesi i kërkuesit( nëse ka):: 1. PERSON FIZIK Emri ________________
Atësia ____________ Mbiemri ________________, Lloji i dok. Identifikimit _____________ Nr
___________ , Datë ________________;
2. PERSON JURIDIK Emri ____________ Nr i vend. gjyk./ Nr. Certifikate regjistrimi nga QKR
_________ , Data e regjistrimit______
Informacion kontakti I kërkuesit/personit te autorizuar: Tel/ cel _______________ e-mail
__________________________ Fax _____________
Adresa e kërkuesit: ______________________________________________, Adresa
alternative________________________________________
B. OBJEKTI I KËRKIMIT: 1. Fshirja e regjistrimit/ve të kryera në kundërshtim me ligjin
2. Fshirja e regjistrimit/ve që krijojnë mbivendosje
C. LEGJITIMITETI I KERKUESIT:
1. PRONAR ( INDIVID)
2. SUBJEKT SHTETËROR QË KA NË ADMINISTRIM OSE PRONËSI
3. AVOKATI I SHTETIT
4. ORGAN I KONTROLLIT
D. BAZA LIGJORE E KËRKESËS: Ligji nr.7843, datë 13.07.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, i ndryshuar, neni 10; nenet 192-197 të Ligjit nr. 7850, datë 29.04.1994 “Kodi Civil i
Republikës së Shqipërisë”, Ligji nr. 8485, datë 12.09.1999 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Udhëzimi nr.1, datë 31.01.2007 i Këshillit të Ministrave “Për procedurat e regjistrimit në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme”, Udhëzimi nr.4, datë 21.11.2007, i Këshillit të Ministrave “Për procedurën e fshirjes së regjistrimeve të kryera në kundërshtim me ligjin dhe atyre që krijojnë mbivendosje, në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të paluajtshme”
E. INFORMACION MBI PASURINË/VE E KËRKUESIT (Nëse kërkesa bëhet në cilësinë e pronarit ose administruesit të pasurisë)
Rrethi _______________, Bashkia/ Komuna ______________ , Fshati/Njësia ____________
Adresa e pasurisë: ______________________________________________________________
Te dhëna nga kartela: Nr i ZK _________, Nr i pasurisë __________, Volum ___________ ,
Faqe _____________
Të dhëna nga hipoteka: Nr i hipotekës _______________, Viti i hipotekës ____________
F. INFORMACION MBI PASURINË/TE QË KËRKOHET TË FSHIHET
Rrethi _______________, Bashkia/ Komuna ______________ , Fshati/Njësia ____________
Adresa e pasurisë: _____________________________________________________________
Të dhëna nga kartela: Nr i ZK _________, Nr i pasurisë __________, Volum ___________ ,
Faqe _____________
Të dhëna nga Hipoteka: Nr i hipotekës _______________, Viti i hipotekës ________________
G. PËRMBAJTJA E KËRKESËS: Kërkoj fshirjen e regjistrimit të pasurisë së paluajtshme (përshkruhen të dhënat e pasurisë sipas shkronjës “D” të këtij formulari)_____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________,
Me pronar( përshkruhen të dhënat e pronarit)_______________________________________
_____________________________________________________________________________.
Arsyet ku e mbështes kërkesën:
1. Krijon mbivendosje me pasurinë/të (përshkruaj të dhënat e pasurisë/ve që krijon
mbivendosje)__________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________,
Dhe/ose
2. Është regjistruar në kundërshtim me ligjin, pasi (rendit argumentet pse është regjistrim
i kryer në kundërshtim me ligjin)
_____________________________________________________________________________
___________________________________________________________________-
Bashkëlidhur kërkesës po ju paraqes dokumentet e poshtëshënuara ku e bazoj kërkesën
dhe pretendimin:
1)________________________
2)________________________
3)________________________
4)________________________
5)________________________
(Cito për secilin dokument nëse është origjinal apo njësi e njehsuar me origjinalin)
KËRKUESI
_______________________
(Emër, mbiemër, firmë,)
Data e kërkesës: ________/_________/__
2 Dhjetor 2009