Rama: Plani Rregullues i Tiranës, peng i KRRTRSH-së
Autori i Lajmit: Redaksia
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama ka akuzuar Këshillin e Rregullimit të Territorit se po mban peng planin rregullues për kryeqytetin. I pranishëm në një takim me komunitetin e ndërtuesve Rama tha se vonesa për miratimin e planit është e pakuptueshme dhe me pasoja. Ai informoi se plani rregullues i Tiranës ka përfunduar dhe ka marrë dhe miratim e të gjitha instancave lokale, nga KRRT te Këshilli Bashkiak i Tiranës dhe ka ngecur në tavolinë e KRRTRSH-së në krye të së cilës është kryeministri Berisha. “Mbetet sot e gjithë ditën miratimi i domosdoshëm në KRRTRSH. Pa dyshim vonesa në miratim e këtij plani sot është akoma më i rëndësishëm në kuptimin e pasojave negative, sesa dje. Sepse sot Shqipëria është në një krizë ekonomike, dhe kompanitë e ndërtimit është pa më të voglin dyshim pika ku çdo qeveri e arsyeshme dhe e përgjegjshme duhet të kapet për të bashkëpunuar në funksion të përballimit të krizës"- tha Rama. kreu i bashkisë së kryeqytetit i është rikthyer dhe debatit për qendrën e Tiranës. Ai e cilësoi konsideroi qëndrimin e ministrisë së Punëve Publike lidhur me këtë çështje si një goditje ndaj të drejtave e lirive kushtetuese të pronarëve, ndërtuesve dhe vetë pushtetit vendor. Rama tha se është e patolerueshme shfaqja që po jep qeveria. “Çështja nuk është vetëm thjesht e një grupi investitorësh, por është një çështje simbol e asaj që ndodh me titujt e pronësisë, dokumentet e pronësisë, liritë e të drejtat kushtetuese të pronarëve, liritë e të drejtat kushtetuese të investitorëve, të ndërtuesve dhe të vetë pushtetit vendor të goditura në bllok a thua se nuk jetojmë në një sistem demokratik. Qeveria u shfaq si grabitëse e pronës private dhe zbatuese e një territori nën juridiksionin e pushtetit vendor me një alibi e cila ndryshoi tre herë në 3 ditë, për të dalë në formën e tjetërsimit të pronës për interesa të Berishës”- deklaroi Rama ndërsa nënshkroi memorandum bashkëpunimi me shoqatën e ndërtuesve. Kryetari i bashkisë së kryeqytetit tha se mosbashkëpunimi i qeverisë me kompanitë e ndërtimit është shenjë e mungesës së vizionit për përballimin e krizës në të cilën ndodhet Shqipëria. “Lënia pa punë e kompanive të ndërtimit në kushtet e kësaj krize që po godit përditë e më fort në dyert e familjeve shqiptare është përshpejtim i krizës dhe mungesë e plotë vizioni për përballimin e saj. Plani rregullues sot kërkon më shumë se dje miratim të shpejtë dhe vënie të menjëhershme në funksion të plotë për të bërë të mundur që shumë studime që sot janë në pritje të miratimit të planit të vihen në lëvizje jashtë çdo kahjeje e qasjeje politike”, - përfundoi ai.
Ky lajm është publikuar: 14/11/2009