“Çmontimi” edhe 7 hajdutë makinash në pranga
Autori i Lajmit: Redaksia
Shtatë persona, anëtarë të një grupi kriminal me veprimtari në vjedhjen e automjeteve në disa qytete të Shqipërisë, u arrestuan dje gjatë aksionit “Çmontimi 2”, tha policia. Sipas policisë, strukturat e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Kavajë realizuan operacionin policor të koduar “Çmontimi 2”, duke goditur një grup të strukturuar kriminal i përbërë prej 7 personash, të implikuar për një sërë vjedhjesh të automjeteve, aktivitet i shtrirë në disa qytete të Shqipërisë. Burime zyrtare nga policia bënë të ditur se janë vënë në pranga Fatmir Marku, 23 vjeç, Bledi Zefi, 26 vjeç, Elidon Sokoli (Marku), 33 vjeç dhe Irena Boduri, 28 vjeç. Burime zyrtare nga policia bënë të ditur se arrestimi i tyre u krye sepse dje janë kapur në flagrancë, në segmentin rrugor Golem-Kavajë, pasi në bashkëpunim me njëri - tjetrin në periudha e vende të ndryshme, dyshohet se kanë shtrirë aktivitetin e tyre kriminal në disa qytete të vendit”, tha policia. Sipas saj, gjatë aksionit u ekzekutuan urdhrat e ndalimit të lëshuara dje nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kavajë, edhe për 3 “ shtetas, të dyshuar si bashkautor në vjedhjet e automjeteve, të cilët u kapën në banesat e tyre, të ndodhura në Shllak, Toplan-Thermë të qytetit të Shkodrës, ku u arrestuan: Nikoll Delijaj, 30 vjeç, Kujtim Fermasi, 35 vjeç,
Alfred Krepi, 44 vjeç. Burimet zyrtare thanë se të arrestuarit dyshohet se kanë vjedhur në Rrogozhinë, automjetin tip “Benz”, me targa KJ 0687 A, në pronësi të një shtetasi. Po ashtu gjatë hetimit rezultoi se të arrestuarit kanë vjedhur edhe automjetin tip BMV, me targa të huaja BC 695 CG, në pronësi të një shtetasi. Hetuesit konfirmuan më tej se grupi kriminal ka vjedhur në qytetin e Elbasanit, automjetin tip BMV, me targa EL 1227 C. “Ndërkohë, është dokumentuar implikimi i tyre i shtrirë në tre vjedhje të automjeteve në Tiranë ; në 4 vjedhje automjetesh në qytetin e Durrësit ; në 4 vjedhje automjetesh në qytetin e Elbasanit ; në 4 vjedhjesh automjetesh në qytetin e Fierit ; në 2 vjedhje automjetesh në qytetin e Shkodrës”, sqaroi policia. Sipas saj, këta persona dyshohet se i realizonin vjedhjet e automjeteve duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, gjatë orëve të vona të natës, aktivitet kriminal i shtrirë në qytetet e sipër cituara, duke i çmontuar më pas e ndryshuar numrat e shasisë së automjeteve të vjedhura. “Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar gjashtë automjete të vjedhura, një sërë targash të Kosovës, ndërkohë që po punohet intensivisht në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për të dokumentuar tërësisht implikimin e tyre edhe në vjedhje të tjera të ndodhura në qytete të ndryshme të Shqipërisë”, tha policia në deklaratën e saj.
Ky lajm është publikuar: 14/11/2009