E Diel, 1 Nëntor 2026

Hipoteka, taksat që paguhen për kalimin e pronësisë



Laureta Rryçi

Tiranë - Qytetarët që kryejnë akte blerjeje apo shitjeje të ndërtesave apo të pasurive të paluajtshme detyrohen të paguajnë taksën e kalimit të pronësisë në Hipotekë. Kostoja e taksës është përcaktuar në ligj të jetë e njëjtë për Tiranën dhe Durrësin, ndërsa e ndryshme për qytetet e tjera të vendit. Gazeta “Albania” sjell në numrin e sotëm tabelën e plotë për taksat që duhet të paguajnë qytetarët kur kryejnë një sërë shërbimesh që kanë të bëjnë me kalimin e pronësisë. Sipas këtyre taksave, një kryeqytetas që do të kalojë pronën në emrin e tij duhet të paguajë 1000 lekë për metër katror. Kjo taksë është e vlefshme edhe për banorët e qytetit të Durrësit. Ndërsa kur bëhet fjalë për ndërtesë që do të shërbejë për tregti, taksa që duhet paguar dyfishohet. Një pjesë e mirë e qyteteve të mëdha të vendit kanë tarifa të përbashkëta, duke i ndryshuar çmimet më pas nëpër komuna.
Shërbimet
Për të gjitha shërbimet që kryen Zyra për Regjistrimin e Pasurive janë përcaktuar kode për shkak të sistemit të ri elektronik. Në këtë numër qytetarët do të gjejnë kodet dhe shërbimet për dokumentet që shërbejnë për kalimin e pronësisë. Për trojet është përcaktuar taksa me përqindje duke u bazuar në vlerën totale që do të ketë prona për të cilën bëhet fjalë. Këto taksa, që kanë të bëjnë me kalimin i të drejtës së pronësisë, paguhen nga individi që kalon të drejtën e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme. Zyrat vendore të regjistrimit të pasurive së paluajtshme llogarisin dhe arkëtojnë detyrimin përkatës sipas procedurave të përcaktuara në ligj dhe në këtë udhëzim. Pagesa e detyrimit bëhet para kryerjes së regjistrimit të aktit të kalimit të së drejtës së pronësisë të pasurive të paluajtshme në ZVRPP, në përputhje me aktet ligjore.
Dokumentet
Për regjistrimin e pasurisë në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme duhen gjithsej 128 dokumente. Burime pranë këtij institucioni shpjeguan dje se këto dokumente u duhen qytetarëve për një sërë shërbimesh që ofrohen në këtë institucion. Për të kryer regjistrimin e pronës në Hipotekë duhet të kesh një sërë dokumentesh. Duke qenë se procedurat kanë ndryshuar duke u përfshirë në sistemin elektronik, është shumë e rëndësishme për të gjithë ata që duan të regjistrojnë që të kenë dokumentacionin e saktë nga institucionet e duhura. Tanimë qytetarët nuk e kanë të nevojshëm që të qëndrojnë për orë të tëra në radhë për të kryer veprime për pronën. Sistemi më i ri u ka mundësuar atyre që të paraqiten vetëm dy herë për kërkesën e tyre.

Taksa për kalimin e pronësisë

KP1 Shitje toke bujqësore nga person fizik - 0.5 % e çmimit të kontratës
KP2 Shitje toke bujqësore nga person juridik - 2% e çmimit të kontratës
KP3 Shitje trualli dhe/ose ndërtesë nga person fizik 0.5% e çmimit të kontratës për vlerë deri 2 000 000 lekë
1% e çmimit të kontratës për vlerë 2 000 001 deri 4 000 000 lekë 2% e çmimit të kontratës për vlerë 4 000 001 deri 6 000 000 lekë 3% e çmimit të kontratës për vlerë më të madhe se 6 000 000 lekë
KP4 Shitje trualli ose truall + godinë nga person juridik (komp. ndërtimi) 2% e çmimit të kontratës
KP5 Shitje ndërtese banimi (ap. etj.) nga person juridik (komp. ndërtimi -1000 lekë për m2 (Bashkitë Tiranë dhe Durrës)
KP6 Shitje ndërtese për tregti e shërbime nga person juridik (komp. ndërtimi) -2000 lekë për m2 (Bashkitë Tiranë dhe Durrës)
KP7 Shitje ndërtesa të tjera (B/G/Verande) nga person juridik (komp. ndërtimi) -1500 lekë për m2 (Bashkitë Tiranë dhe Durrës)
KP8 Dhurim për tokë bujqësore 1000 lekë për m2 (Bashkitë Tiranë dhe Durrës) -0.5 % e vlerës (sipas akt vlerësimit)
KP9 Dhurim trualli dhe/ose ndërtesë
-0.5% e vlerës (sipas akt-vlerësimit) për vlerë deri 2 000 000 lekë
-1% e vlerës (sipas akt-vlerësimit) për vlerë 2 000 001 deri 4 000 000 lekë
-2% e vlerës (sipas akt-vlerësimit) për vlerë 4 000 001 deri 6 000 000 lekë
-3% e vlerës (sipas akt-vlerësimit) për vlerë më të madhe së 6 000 000 lekë
KP10 Heqje dorë nga pronësia tokë bujqësore 0.5% e vlerës (sipas akt-vlerësimit)
KP11 Heqje dore nga pronësia trualli dhe/ose ndërtese
- 0.5% e vlerës (sipas akt-vlerësimit) për vlerë deri 2 000 000 lekë
- 1% e vlerës (sipas akt-vlerësimit) për vlerë 2 000 001 deri 4 000 000 lekë
- 2% e vlerës (sipas akt-vlerësimit) për vlerë 4 000 001 deri 6 000 000 lekë
3% e vlerës (sipas akt-vlerësimit) për vlerë më të madhe se 6 000 000 lekë

KP12 Heqje dorë nga trashëgimia -I paaplikueshëm

KP13 Këmbim trualli dhe/ose ndërtese -I paaplikueshëm

KP14 Këmbim për tokë bujqësore -I paaplikueshëm

KP15 Regjistrim vendimi gjykate për fitim pronësie -I paaplikueshëm

KP16 Regjistrim trashëgimie -I paaplikueshëm

KP17 Regjistrim vendimi të përmbaruesit gjyqësor -I paaplikueshëm

Nivelet e taksës se kalimit të pronësisë mbi ndërtesat lloji I ndërtimitBashkitë zona 1zona 2zona 3 Tiranë Vlorë te gjitha te tjerat + komunat Durrësfier Sarandë Pogradec Korçë Elbasan Berat Lushnjë Gjirokastër Shkodër Kavajë Lezhë ndërtesa banimi1000 për m2300100ndërtesë për tregti dhe shërbime 2000 për m2 700 300 ndërtesa të tjera1500 për m2500200

6 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›