Shkodër,aksident, dy të plagosur

Mbrëmjen e së shtunës, në vendin e quajtur Melgush, në afërsi të qytetit të Shkodrës ka ndodhur një aksident i rëndë automobilistik. Një automjet tip Pezho me targa të huaja ka dalë nga rruga dhe është përplasur në murin e një dyqani. Më pas makina është përmbysur dhe për pasojë pati një goditje të dytë me fatale, duke u përplasur me një shtyllë të tensionit të lartë. Automjeti është përfshirë nga flakët dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve për të nxjerrë trupat e dy të rinjve, Redi Gjekaj dhe Aranit Jaku nga fshati Barbullush. Sipas mjekëve të Spitalit të Shkodrës, gjendja shëndetësore e dy të rinjeve është mjaft e rëndë. Mendohet se shkak kryesor i këtij aksidenti është bërë mungesa e ndriçimit në këtë pjesë të rrugës dhe lagështira për shkak të reshjeve. Ndërkohë, një tjetër aksident ndodhi në mbrëmje në qytetin e Elbasanit, ku një makine tip Fiat Punto goditi një motociklisit që shpërndante pica, pranë spitalit të qytetit.