E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hipotekat, PS: Të mos rriten tarifat e shërbimeve

Komisoni i Ligjeve

Batuta në Komision për udhëtimin e deputeteve të PS në Mal të Zi.

Rusmali: Do paguajnë vetëm ata që do bëjnë transaksione.

Komisioni i Ligjeve ka debatuar dje mbi të drejtën që do të ketë bordi drejtues i ZRPP-së për rritjen e tarifave në hipoteka. Megjithëse një seancë e gjatë parlamentare, deputetët e këtij komisioni kanë shfrytëzuar një nga sallat e vogla brenda Parlamentit për të vijuar diskutimin e ligjit të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, ku pas rreth 2 orësh diskutime, miratuan 36 nene nga 79 që janë gjithsej. Deputetja socialiste, Shega Ligori, kërkoi gjatë diskutimit nen për nen të ligjit që të vendoset një dispozitë që pengon rritjen më tej të shërbimeve që do të ofrojë Zyra e Regjistrimit të Pasurive. Kryeregjistruesi ka të drejtë ti propozojë bordit. Tarifa të përjetshme nuk ka, por kryeregjistruesi ka edhe një përgjegjësi, që nëse e nxjerr me humbje 3 vjet rresht Zyrën jashtë buxhetit, ikën nga puna. Kryeregjistruesi sa ti ikë pozicioni i vet i punës, se do dalë me humbje dhe lidhet me detyrën direkt, do kërkojë të rrisë tarifat. Unë kam një merak, që mbase do duhet një periudhë kohe ta ngrijmë rritjen e tarifave. Është gjynah se nuk janë pak, janë ngritur tri herë tarifat, u shpreh Ligori. Por, në përgjigje të kërkesës së deputetes socialiste, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali, tha se me këtë ligj, për funksionimin e ZRPP-së, nuk do të paguajnë taksa të gjithë qytetarët, por vetëm ata që do të bëjnë transaksione pronash. Vjen një ditë kur është më logjike, pse duhet ta mbajnë qytetarët e këtij vendi dhe të mos e mbajnë njerëzit që e ushqejnë sistemin? Nëse jam pronar, ta mbaj unë si pronar. Nëse kam punë me transaksione, ta mbaj unë. Ai që ska nevojë të bëjë transaksione, nuk duhet ta ushqejë këtë sistem. Pse duhet ta mbajnë shqiptarët sistemin rrugor në Shqipëri? Unë jam me biçikletë, skam makinë. Pse duhet të paguajë unë? Kush përdor sistemin rrugor, paguan dhe mban sistemin rrugor, u shpreh Rusmali. Gjatë kësaj mbledhjeje, kreu i Komisionit të Ligjeve zbuloi edhe faktin se deputetet socialiste do të udhëtojnë sot për në Malin e Zi për disa ditë pushimi. E mbarojmë, bëjmë edhe një seancë pasdite po të jetë se nesër do ikni në Mal të Zi ju. Nuk ua tregoni njerëzve këtë. Në Mal të Zi kanë për të ikur, ekskursion e kanë, tha kreu i Ligjeve. Nga ana e saj, Vasilika Hysi shtoi se u kishin bërë një ftesë edhe deputeteve demokrate, por ato nuk kishin pranuar që të shkonin.

Debati në Komisionin e Ligjeve
Shega Ligori:
Ne i kemi lënë të hapur mundësinë e rritjes së tarifave përsëri.
Brikena Kasmi: Jo, e mbyllëm te neni i ligjit.
Shega Ligori: Kryeregjistruesi ka të drejtë ti propozojë bordit. Tarifa të përjetshme nuk ka, por kryeregjistruesi ka edhe një përgjegjësi, që nëse e nxjerr me humbje 3 vjet rresht Zyrën jashtë buxhetit, ikën nga puna.
Brikena Kasmi: E kemi bërë me një vit. E lamë që kjo të mos aplikohet në vitin e parë dhe vitin e dytë.
Shega Ligori: Kryeregjistruesi, sa ti ikë pozicioni i vet i punës se do dalë me humbje dhe lidhet me detyrën direkt, do kërkojë të rrisë tarifat. Problemi është që ju i keni rritur tarifat në nëntor dhe kjo mjafton që Zyrën ta nxirrni me fitime. Unë kam një merak, që mbase do të duhet një periudhë kohe ta ngrijmë rritjen e tarifave. Është gjynah se nuk janë pak, janë ngritur tri herë tarifat.
Ilir Rusmali: Unë jam plotësisht dakord me logjikën që sistemi me vetëfinancim nuk mund të bëhet barrë e rëndë për njerëzit. Nëse sistemi mbahet me tarifa të ulëta, nuk mund ti rrisë për qejf tarifat. Këta e kanë vendosur mekanizmin që institucioni të dalë me fitim dhe fitimin ta përdorë për miradministrimin e sistemit. Ky diskutim nuk mund të na bëhet ne më i rëndësishëm se sa diskutimi fillestar: ne jemi sot në një sistem që e paguajnë shqiptarët, kanë apo nuk kanë pasuri. Ca gjëra duhet ti themi edhe publikisht ne. ZRPP nuk mbahet nga Perëndia, e paguajnë shqiptarët kokërr më kokërr, se paguajnë taksa njerëzit.
Fatos Hoxha: Edhe këta që demonstrojnë sot.
Ilir Rusmali: Vjen një ditë kur është më logjike, pse duhet ta mbajnë qytetarët e këtij vendi dhe të mos e mbajnë njerëzit që e ushqejnë sistemin? Nëse jam pronar, ta mbaj unë si pronar. Nëse kam punë me transaksione, ta mbaj unë. Ai që ska nevojë të bëjë transaksione, nuk duhet ta ushqejë këtë sistem. Pse duhet ta mbajnë shqiptarët sistemin rrugor në Shqipëri? Unë jam me biçikletë, skam makinë. Pse duhet të paguajë unë? Kush përdor sistemin rrugor, paguan dhe mban sistemin rrugor.
Shega Ligori: Unë jam dakord parimisht.
Ilir Rusmali: Është gjë e mirë që ua heqim nga shpina qytetarëve të këtij vendi dhe ua ngarkojmë në shpinë atyre që merren me transaksionet. Kur sistemi të vihet në funksionim, është detyra jonë ta kontrollojmë: mos tu bihet në qafë përdoruesve? Ne do të jemi këtu, ata që do të vijnë pas nesh do ta bëjnë këtë detyrë. Sot duhet të ngremë çështjen parimore: shqiptarët shpëtojnë nga një barrë që e kanë të panevojshme. E mbajnë mbi shpinë këtë barrë përdoruesit e sistemit.
Enkelejd Alibeaj: Si ideologji është e majtë kjo, i varfri nuk paguan.
Shega Ligori: Do marrë një vërtetim pronësie ai, sot janë trefishuar tarifat.
Fatos Hoxha: Ne themi: paguaj që ta kesh.
Shega Ligori: Çdo qytetar shkon atje.
Ilir Rusmali: Ai që bën transaksione, ta mbajë sistemin në këmbë. Shqetësimi yt është legjitim, Shega, por shqetësimin tënd duhet ta qajmë pasi të kemi qarë sot shqetësimin e shqiptarëve. Ti çlirojmë shqiptarët që skanë punë me sistemin dhe sduhet ta mbajnë sistemin në këmbë, ta mbajnë ata që kanë punë.
Shega Ligori: Ilir, ke ndër mend ta mbarojmë të gjithë këtë ligjin sot?
Ilir Rusmali: E mbarojmë, bëjmë edhe një seancë pasdite po të jetë se nesër do ikni në Mal të Zi ju, nuk ua tregoni njerëzve këtë. Në Mal të Zi kanë për të ikur, ekskursion e kanë.
Vasilika Hysi: I ftuam edhe gratë e PD-së, nuk erdhën.
Paulina Hoti: Unë nuk di gjë.
Ilir Rusmali: Partia ka ekskursion, nuk ua tregon njerëzve.
Fatos Hoxha: Kush ju sponsorizon?
Ilir Rusmali: Që tju shijojë ekskursioni, ta mbyllim këtë dhe të shkoni edhe me bereqet në Mal të Zi.
Fatos Hoxha: Pak të duken 200 euro ty? E kanë lekun letër e kanë.

Detyrat e kryeregjistruesit
Në pikën d të nenit 17 të miratuar dje thuhet se: Kryeregjistruesi ushtron këto detyra kryesore: i propozon bordit drejtues ndryshimin e tarifave të shërbimeve të ofruara nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, me qëllim mbulimin e kostove të shërbimeve dhe menaxhimin me eficiencë të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme; miraton planet e trajnimit të burimeve njerëzore në sektorin e regjistrimit të pasurive të paluajtshme.

Financimi i ZRPP
Në nenin 21 të draftit për financimin e ZRPP-së thuhet se veprimtaria e ZRPP-së do të financohet nga: të ardhurat dhe tarifat e shërbimit; të ardhurat e realizuara sipas nenit 40 të këtij ligji apo nga pagesa të realizuara sipas përcaktime

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›