Spahiu prezanton krerët e gjykatave në rrethe
'Përzgjedhja e kandidaturave për herë të parë në historinë e gjyqësorit, bëhet mbi bazën e mendimit profesional'- është shprehur Kreshnik Spahiu.
Prezantimi i drejtuesve të rinj të gjykatave në rrethe ka vazhduar sot në qytetin e Pogradecit, ku nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu ka rekomanduar Niko Rapin. Më pas ai ka vazhduar vizitën në qytetin e Korçës ku prezantoi kryetaren e re të gjykatës së Apelit Entela Priftin. Spahiu tha gjithashtu se 'për herë të parë në historinë e gjyqësorit, përzgjedhja e kandidaturave bëhet mbi bazën e mendimit profesional, të paraqitur nga vetë konkurrentët'. Prandaj kjo është arsyeja që nga 54 kandidatura janë përzgjedhur 16 prej tyre, në të gjitha gjykatat e Apelit në shkallë vendi.
Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu ka bërë prezantimet e krerëve të gjykatave në disa qytete të Shqipërisë. Ai ka qenë dje në Elbasan ku ka prezantuar kryetarin e ri të gjyqësorit Arben Vrionin. Spahiu ka deklaruar se 'kandidatura e Arben Vrionit do të garantojë një kontratë të sigurt me KLD-në, por edhe me trupën gjyqësore'. Nga ana e tij Vrioni ka thënë se 'do të punojë me gjithë trupën gjyqësore për të rritur autoritetin e togave të zeza dhe garantoi së do të jetë zbatues korrekt i ligjit'. Në këtë qytet Spahiu u shpreh se reforma në drejtësi dhe procesi i zgjedhjes se drejtuesve të gjykatave nëpër rrethe dhe të gjykatave të Apelit në vend ka qenë i gjatë dhe i vështirë