Vlorë, vetëhelmohet me fotoksinë 48-vjeçarja
Një 48 vjeçare në Vlorë, i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar me fotoksinë. Almaida Hila, ka konsumuar lëndë helmuese dhe si pasojë ka humbur jetën. Lajmi konfirmohet nga burimet policore të Vlorës, sipas të cilave të afërmit e konstatuan ngjarjen në momentet e fundit të jetës së saj dhe më pas e dërguan atë në spitalin e Vlorës. Por bluzat e bardha kanë konfirmuar se 48-vjeçarja kishte mbërritur në spital e vdekur.
Policia bën me dije se 48-vjecarja banonte në lagjen “29 Nëntori”, me profesion mësuese, ndërsa sipas informacioneve kishte mjaft probleme familjare dhe kjo ka bërë që të kalojë në gjendje të rëndë psikike dhe më pas zgjidhja ka qenë vetëflijimi duke përdorur fotoksinë.