Hiqen si policë, grabisin familjen
21/01/2009 U morën para dhe bizhuteri
ELBASAN- Hiqen si policë për kontroll, terrorizojnë dhe grabisin familjen. Ngjarja është regjistruar një natë më parë në një familje në lagjen “28 Nëntori” të qytetit të Elbasanit, kur katër persona të prezantuar si efektivë specialë të policisë kanë hyrë në një shtëpi dhe nga aty kanë grabitur paratë dhe bizhuteritë. Në shtëpi kanë qenë kryefamiljarja dhe dy vajzat, të cilat janë frikësuar mjaft nga kjo ngjarje. Mësohet se gjatë kontrollit fals në një dollap rrobash ata kanë gjetur rreth 150 mijë lekë të reja dhe më pas kanë vazhduar të kërcënojnë familjen që të dorëzonin edhe bizhuteritë. Mësohet se sasia e bizhuterive arrinte vlerën e 200 mijë lekëve të reja. Pasi kanë arritur të frikësojnë tre femrat ata janë larguar me shpejtësi duke përfituar edhe nga errësira e natës. Ndërkohë nëpërmjet një telefonate është njoftuar policia për grabitjen e çuditshme. Mësohet se janë shoqëruar një numër i madh personash nga policia për të vërtetuar autorësinë e grabitjes. Gjithsesi ende nga ana e policisë nuk deklarohet ndalimi i autorëve. Familja Bilani mjaft e tronditur nga ajo që ka ndodhur ka kërkuar që të dënohen autorët, por pa dashur të bëjë më tepër komente.