E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, rrezikohet nga shembja pallati në qendër

21/01/2009  U ndërtua një objekt tjetër shumë afër

FIER- Një pallat në qytetin e Fierit ka pësuar plasaritje të mëdha duke rrezikuar kështu shembjen nga momenti në moment. Sipas banorëve, këta të fundit janë të vendosur në lagjen “Apolonia” prej shumë vitesh dhe kësisoj nuk kanë patur problem me ndërtesën e tyre. I vetmi problem, banorëve u është shfaqur tre vitet e fundit. Janë ndërtimet e bëra aty pranë që kanë sjell problem dhe erozion të tokës së pallatit. Banorët disa herë kanë kërkuar ndihmë, por mesa duket asnjëherë nuk kanë marrë nj përgjigje pozitive. Ky shqetësim është bërë prezent edhe në zyrën e urbanistikës së Bashkisë Fier dhe këta të fundit pritet të ngrenë një grup me specialistë, i cili do të verifikojë të gjitha rrethanat si dhe kushtet e sigurisë teknike në hyrjet e pallatit. Prefekti Shahin Bejdaj ka deklaruar se në raste ndërtimesh të gjithë ata që ndërhyjnë do të kenë përgjegjësi ligjore. "Nëse vërtetohet se është firma ndërtuese shkaktare e gjendjes së krijuar atëherë unë dhe institucioni që drejtoj do ta detyrojë firmën, duke përdorur gjithë mekanizmat ligjorë, që të marrë masa të menjëhershme për të shmangur katastrofa si ajo e Gjirokastrës”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›