Vidhen zyra e punës dhe një shkollë në periferi
21/01/2009 Lekë, telefona dhe kompjuterë
DURRES- Vidhet zyra e punës në Durrës si dhe një shkollë. Dy vjedhje objektesh shtetërore janë vjedhur në një ditë duke detyruar policinë të vihet në kërkim për gjetjen e autorëve. Fillimisht është njoftuar se zyra rajonale e punës në Durrës është bërë objekt vjedhjeje nga persona ende të paidentifikuar dhe fill pas saj edhe një shkollë në periferi të prefekturës. Një ditë më parë në sallën operative të policisë është njoftuar nga personeli i zyrës se mjediset e saj të brendshme janë bërë objekt plaçkitjeje. Pas këtij njoftimi kanë shkuar në vendin e ngjarjes specialistë të sektorit përkatës në policinë e Durrësit dhe nisur nga deklarimet e bëra nga personeli mësohet se janë vjedhur para, telefona dhe sende personale. Policia ka konfirmuar se rasti në fjalë është vjedhje e kryer nga jashtë, por nuk ka mundur ende të vendosë nën akuzë askënd. Personat që janë larguar pa u vënë re kanë marrë shumën në 380 mijë lekë dhe një telefon celularë. Policia dyshon se duhet të ketë qenë një grup personash që kanë bashkëpunuar në vjedhje, por nuk ka shoqëruar deri më tani asnjë të dyshuar. Në të njëjtën ditë është mësuar se në fshatin Draç të komunës Ishëm në shkollën 9-vjeçare “Preng Simoni” janë vjedhur 2 kompjuterë të markës “MS Industrial”, të cilët i përkisnin kabinetit të informatikës.