Së shpejti Berati, me rrugë hyrëse të re
21/01/2009 Çelet fondi 600 milionë lekë
BERAT- Ka nisur ditët e fundit investimi prej 600 milionë lekësh për rikonstruksionin dhe zgjerimin e rrugës hyrëse në këtë qytet. Qyteti i UNESCO-s me realizimin e këtij investimi do të krijojë një imazh tjetër në sytë e vizitorëve. Kryetari i bashkisë së këtij qyteti, Fadil Nasufi, bëri me dije për gazetën se investimi i akorduar tashmë me fond të buxhetit të shtetit do të përmirësojë në mënyrë të ndjeshme infrastrukturën rrugore në këtë qytet. Aksi rrugor, i cili përfshin hyrjen në këtë qytet, është me një gjatësi prej 2.9 km dhe do të bëjë të mundur lidhjen e aksit kryesor me urën e re mbi lumin Osum, tashmë të përfunduar. Rruga do të jetë me dy korsi nga shtatë metra dhe nga dy metra trotuar duke parashikuar mes dy korsive dhe gjelbërimin. Rruga fillon në vendin e quajtur “Kombinat” dhe përfundon tek ura e varur.