Zhduket prej 3 ditësh 12-vjeçari nga Çifligu
21/01/2009 Letër prindërve: Mos më kërkoni, nuk kthehem
Korçë-Kristian Xhafa, 12 vjeç, nga fshati Çiflig i rrethit të Korçës, nxënës i shkollës 9-vjeçare “Sotir Gurra” në Korçë rezulton i humbur që nga mëngjesi i ditës së hënë e në vijim. Edhe pse policia e këtij rrethi dhe të afërm të 12-vjeçarit janë vënë në kërkim të tij, deri më tani nuk është gjetur asnjë gjurmë e tij. Për rrjedhojë nuk dihet nëse fëmija ka patur si synim emigrimin e tij drejt shtetit grek apo në drejtim të ndonjë qyteti tjetër. Në momentin e largimit, Kristian Xhafa u ka lënë prindërve një letër tepër të shkurtër ku shkruan: “Mos më kërkoni, nuk kthehem më në shtëpi”, ndërsa nuk ka dashur të japë asnjë detaj se ku kishte ndërmend të shkonte. Aktualisht nuk dihen motivet që kanë nxitur 12-vjeçarin për t’u larguar nga familja, por shokë të tij të klasës kanë pohuar se 12-vjeçari kishte patur një grindje me prindërit e tij, pasi kohët e fundit kishte marrë nota negative. Kristian Xhafa mësohet se ka dalë nga shtëpia rreth orës 09.00, mëngjesin e ditës së hënë, i veshur me pantallona ngjyrë kafe dhe xhup pa mëngë ngjyrë blu. Me këtë veshje ai është nisur drejt shkollës “Sotir Gura” në qytetin e Korçës, por që nga ai çast nuk është kthyer më në shtëpi. Nga mësuesit e 12-vjeçarit mësohet gjithashtu se Xhafa nuk ishte paraqitur atë ditë në shkollë, çka do të thotë se ai është nisur në një drejtim tjetër ku edhe pas dy ditë kërkimesh ende nuk dihet vendndodhja e tij. Policia shprehet se është në kërkim të të miturit Xhafa dhe po hetohet në disa pista largimi i tij nga shtëpia. Ekspertët kanë marrë në pyetje dhe familjarët për të zbuluar sa më shumë rreth konfliktit mes palëve.