Hiqen titujt e pronësisë të marra padrejtësisht në bregdet dhe në qytete
Opozita kundërshton dhe braktis komisionin parlamentar. Hysa: “Komisionet vendore jo në varësi të prefekturave”
Eljona Ballhysa
Deputetët opozitarë kanë braktisur dje punimet e Komisionit Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese, i cili ka marrë në shqyrtim ligjin për verifikimin e vlefshmërisë ligjore të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore. Projektligji i qeverisë parashikon që tokat e dhëna ndër vite në mënyrë të paligjshme, në rast se janë në përdorim nga fshatarët dhe nuk prekin interesat e palëve të treta, familjet fshatare do të paguajnë vlerën e tokës me çmimin e tregut, sipas vendndodhjes, dhe do ta ligjërojnë këtë tokë. Kjo është përmbajtja e nenit 9 të projektit të paraqitur nga qeveria. Nga ana tjetër, republikanët kanë negociuar për 6 muaj me Partinë Demokratike për ndryshimin e këtij neni dhe kanë rënë dakord që në rastet kur vërehet pronësia e paligjshme mbi tokën bujqësore, që ndodhet brenda vijës së verdhë dhe në zonat turistike, i hiqet pronësia mbi tokën me vendim gjykate. Kjo tokë i kthehet pronarit të ligjshëm në rastet kur ekziston, ose futet në fondin e tokës së lirë për t’u përdorur për kompensimin fizik të ish-pronarëve. Gjatë diskutimit të këtij projekti të ardhur nga Ministria e Bujqësisë, deputetët e PS-së janë shprehur se maxhoranca nuk ka marrë parasysh asnjë nga propozimet e tyre dhe kërkon ta kalojë pa konsensus këtë ligj. Ndërkohë që deputetët e PD-së kanë vlerësuar se ligji nuk krijon pronarë të rinj, por rregullon shkeljet që janë bërë me dhënien e titujve të pronësisë gjatëve viteve.
Debati
Në fillim të diskutimit deputeti i PD-së, Ardian Kollozi, kërkoi miratimin sa më parë të këtij ligji, i cili, sipas tij, do të ndihmojë dhe buxhetin e shtetit për të rritur fondin për kompensimin e ish-pronarëve. “Është një ligj i mirë, i cili i jep zgjidhje problemit të pronave. Paratë që do të mblidhen do të shkojnë në favor të pronarëve dhe kompensimit. Shteti funksionoi dhe pse me vonesë”, - është shprehur deputeti i Partisë Demokratike. Po kështu dhe Ilir Bano sqaroi se ky ligj nuk i heq titujt e pronësisë që janë fituar me Ligjin 7501, por vë në vend drejtësinë me titujt e dhënë në mënyrë të paligjshme. ”Ky ligj nuk i heq titujt e pronësisë që janë fituar me Ligjin 7501, por kufizon parregullsitë në këtë fushë. Nuk kemi pse ta shtyjmë më, ta miratojmë”, - është shprehur Bano. Por kjo ka sjellë dhe reagimin e opozitës. Deputeti i PS-së, Flamur Hoxha, është shprehur në komision se maxhoranca nuk merr parasysh propozimet e PS-së, por kërkon të miratojë një ligj pa konsensus. “Ne kemi vërejtjet tona që ju nuk i keni marrë parasysh. Doni ta kaloni natën si e keni zakon, bëjeni. Ne nuk biem dakord. Ky është një vendim arbitrar që ju merrni e doni të bëni katrahurë, ashtu siç bëtë dhe me ligjin e legalizimeve. Ne nuk qëndrojmë më. Nuk bëhemi prishës së konsensusit të paktit të vitit ‘91”, - është shprehur Hoxha. Ndërsa deputeti Hysa ka kundërshtuar nenin 7 të ligjit, sipas të cilit komisionet vendore për verifikimin e pronësisë varen nga prefekti. Hysa e ka konsideruar politike vendosjen e kësaj kompetence në duart e prefekturës. “Do të ikim, se ju nuk ndryshuat asgjë. E bëtë ndryshimin me Jemin Gjanën, një njeri partiak e të paaftë. Ju do t’i lini tapitë në duart e prefektëve”, - është shprehur Bano. Pas kësaj deputetët e PS-së janë larguar nga salla e komisionit. Neni 7 i projektligjit parashikon ngritjen e komisioneve vendore për verifikimin e titujve të pronësisë, të cilat do të jenë në varësi të prefektit. Këto komisione kontrollojnë veprimtarinë e kryer nga të gjitha ish-komisionet e tokës të të gjitha niveleve për ndarjen e tokës ndër vite. Sipas të dhënave, llogaritet se janë rreth 6 mijë hektarë tokë bujqësore, e cila është përfituar padrejtësisht nga rreth 12 mijë persona.
Neni 9 sipas projektit të qeverisë
1-Kur Komisioni Vendor, gjatë verifikimit të dokumentacionit, vëren se titulli i pronësisë mbi tokën është lëshuar në kundërshtim me dispozitat e përcaktuara në nenet 2, 3, 4 të këtij ligji dhe mbajtësi i titullit të pronësisë e posedon dhe e shfrytëzon tokën faktikisht, nëse nuk preken interesat e ligjshme të personave të tretë, i ofron mbajtjen në pronësi të tokës bujqësore dhe ligjërimin e titullit të pronësisë, kundrejt detyrimit për ta paguar atë, në masën e plotë të vlerës, të llogaritur me çmimet, sipas hartës së vlerës së tokës, pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronës.
2-Kur mbajtësi i titullit të pronësisë të krijuar në mënyrë të kundërligjshme refuzon ligjërimin e këtij titulli, KV merr vendimin për pavlefshmërinë e titullit të pronësisë.
3-Kur mbajtësi i parë i titullit të pronësisë mbi tokën bujqësore, të lëshuar në kundërshtim me ligjin, nuk e posedon më tokën, në mënyrë të plotë ose të pjesshme, si pasojë e transaksionit të realizuar ose të shpronësimit të kryer, për interes publik, detyrohet që sipërfaqen përkatëse të tokës së shitur ose shpronësuar, të kryej pagesën e kësaj toke, vlera e së cilës llogaritet sipas hartës së vlerës së tokës të AKKP-së.
18 Qershor 2008